Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është intervistuar sot nga hetuesitë policorë me autorizim të Prokurorisë Speciale, për postimin që bëri të martën në rrjetin social në Facebook, se “më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu ka thënë se sot është intervistuar F.K për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Sipas tij, i njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt.
“Ju njoftoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka intervistyar F.K për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt”, ka thënë Lutfiu.