https://www.instagram.com/reel/ChaKoPPDzTS/?utm_source=ig_web_copy_link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dalë sot i panikosur para qytetarëve të Serbisë me një video në Instagram, duke i informuar për ecuritë e sotshme në Bruksel pas takimit me kryeministrin e pashantazhuar të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq, miku i Edi Ramës, ka thënë se kjo ishte një ditë e vështirë për Serbinë, duke shtuar se nuk mund të thotë nëse përpjekjet ishin të suksesshme.

“Me padurim po pres të kthehem në Serbi”, shkruan Vuçiq.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them nëse ka përfunduar me sukses”.