Pasi ka mbështetur fuqishëm dhe hapur Aleksandër Vuçiçin. Pasi ka sulmuar Albin Kurtin dhjetra herë në takime të ndryshme me komunitetin europian.
Pasi anuloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive dhe pasi mbajti qëndrim “neutral” për vrasjen e policit të Kosovës nga terroristët serbë dhe i bëri apel bashkësisë ndërkombëtare për të ulur Albin Kurtin me forcë në tryezë me mbështetësin e terroristëve që vranë policin e Kosovës.
Edi Rama gjeti një shteg për të dalë nga një turp që është i pashlyeshëm, turp të cilin ka dhjetë vite që e bën çdo ditë ndaj Kosovës.
Ai po përpiqet të përdorë shpalljen e zisë për terroristët nga Vuçiç si preteks për të rregulluar imazhin e tij blozë si përkrahës i zjarrtë i Beogradit.
Sot nga Italia doli dhe tha se Shqipëria nuk është dakord me qëndrimin e BE-së. Nuk është dakord me qëndrimin e Borrell që barazon palët, qëndrim të cilin e ka mbajtur vetë shumë here më keq se Borrell e Lajçak.
Edi Rama kujton se shqiptarët e Kosovës nuk kanë memorie dhe se ai mund t’u hedhë sirin atyre sa herë të dojë.
Edi Rama kujton se qëndrimet e tij të paarsyeshme mund t’i arsyetojë si dhe kur t’ia dojë interesi atij.
Por për fatin e tij të keq Kosova ka një kryeministër që nuk ka asnjë ngjashmëri me të.
Ka një kryeministër, i cili nuk e vjedh popullin e tij, të paktën deri tani, dhe nuk qeveris me vota të vjedhura e të blera.
Ka një kryeministër që nuk përpiqet të blejë me para bashkësinë ndërkombëtare dhe ambasadorët, siç bën ai.
Ndaj deklarata e tij, sot nga Roma, është një hipokrizi njerëzore dhe politike e radhës.