Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Profiri thotë se beson thellësisht se herët ose vonë shqiptarët e Kosovës dhe serbët do të kenë një jetë të përbashkët.

Profiri ka shtuar se interesa të ndryshme dhe të mëdha janë të ndërthura përreth Kosovës.

“Unë jam i sigurt se, nëse kemi një gjendje të tillë shpirtërore, herët a vonë do të vijmë në një situatë në të cilën do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku, ku nuk duhet të jemi si vëllezër të lindur, por jam i sigurt që do të të jetë në gjendje të jetë si fqinjët e mirë “, ka thënë patriarku në një intervistë për Radio Beogradi 2.

Ndërsa kur u pyet se si e sheh të ardhmen e monumenteve kulturore dhe historike serbe në Kosovë, patriarku tregon se kjo varet vetëm nga ne, pavarësisht nga vektorë të ndryshëm të jashtëm, të cilët do të dëshironin diçka tjetër, por gjithashtu varet edhe nga qëndrimi ynë ndaj Kosovës dhe përvojës sonë ndajsaj. Derisa, ai shton se “ne e perceptojmë atë vetëm si një territor dhe një mit, atëherë në atë drejtim ne mund të jemi humbës dhe fitues, aktualë ose përfundimtar”.

“Por, nëse e përjetojmë Kosovën nga vetë natyra dhe perspektiva e saj, atëherë do të kuptojmë se Kosova është me të vërtetë një besëlidhje dhe kështu lidhet pazgjidhshmërisht me identitetin e ekzistencës sonë,” deklaroi patriarku.