Skip to content
- Mirësia është gjuha, të cilën të shurdhërit munden ta dëgjojnë dhe të verbërit munden ta shikojnë.
- Gjithë sa të nevojitet në këtë jetë është injoranca dhe vetëbesimi, dhe pastaj suksesi është i sigurtë.
- Frika nga vdekja buron prej frikës nga jeta. Një njeri që e jeton jetën plotësisht, është i përgatitur të vdesë në çdo kohë.
- Sa herë që e gjen veten në anën e shumicës, është koha të bësh një pauzë dhe të reflektosh.
- Më mirë ta mbash gojën mbyllur dhe të lësh njerëzit të mendojnë se mund të jesh budalla, se sa ta hapësh gojën dhe t’u heqësh çdo lloj dyshimi.
- Mungesa e parave është rrënja e të gjithë të këqiave.
- Zemërimi është një acid, që i bën më shumë dëm enës ku ndodhet, se sa çdo gjëje tjetër.
- Nëse thua të vërtetën, nuk të duhet të mbash mend asgjë.
- Kuraja është rezistenca ndaj frikës, kontrolli i frikës, dhe jo mungesa e frikës.
- Të heqësh dorë nga duhani është gjëja më e kollajtë në botë. Unë e di sepse e kam bërë me mijëra herë.
- Raca njerëzore ka një armë të vetme efikase, dhe kjo është e qeshura.
- Jeta do të kish qenë pafundësisht më e lumtur, nëse do të kishim lindur në moshën 80 vjeç, dhe do i afroheshim dalëngadalë të 18-ave.
- Mijëra gjeni lindin dhe vdesin të pazbuluar – nga vetvetja dhe nga të tjerët.
- Në fillim Zoti bëri idiotët. Kjo ishte sa për t’u praktikuar. Pastaj bëri bordet e shkollave.
- Mos hajde vërdallë duke thënë se bota ta ka borxh të jetuarit. Nuk të ka borxh asgjë bota ty. Bota ishte këtu para teje.
- Nuk ka pamje më të trishtë, se sa një pesimist i ri në moshë.
- Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
- Mos u nis të fluturosh bashkë me iluzionet e tu. Kur ata të kenë ikur, ti mund të ekzistosh ende, por ke pushuar së jetuari.
- Lajmet për vdekjen time kanë qenë tejet të ekzagjeruar.
- Patriotizmi është të mbështetësh vendin tënd gjithë kohës, dhe qeverinë tënde atëherë kur e meriton.
- Unë jam një plak që kam njohur shumë telashe, por shumica e tyre as nuk kanë ndodhur.
- Informacioni më interesant vjen nga fëmijët, sepse ata thonë gjithçka që dinë, dhe pastaj pushojnë së foluri.