Kryetari i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj përmes një draft deklarate për qëndrimin e grupit të PD për situatën e krijuar ka kërkuar nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit që të largojnë Berishën dhe të gjejnë një mekanizëm për bashkimin e PD.

“1- Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit të PD në funksion të zgjidhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.

2- Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur perçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve.

Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.

3- Grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtaret e pezulluar të grupit parlamentar për të fjetur një zgjidhje të pranueshme për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të pranuar një grup të Partive të Djatha Europiane për të lehtësuar ndërmjetësimin.

4- Grupi vlerëson se pas dakordësisë i hapet rruga për:

A-Ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për bashkim

B-Përgatitjen e partiseë për zgjedhjet lokale

C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për zgjedhje menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, thuhet në deklaratë.