Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit .

“U trajtua propozimi për një pikë të rendit të ditës, ligji për zgjedhjet. Ne paradite patëm një seancë ku shumë deputetë i ngritën çështjet që janë me urgjencë, siç është trajtimit me pandeminë, gjendja me ekonominë…

Ne e kuptojmë rëndësinë e reformës zgjedhore. Ka nevojë për përmirsime në këtë fushë, por ne e dhamë mendimin që nuk pajtohemi që kjo çështje kaq e rëndësishme të trajtohet në këtë mënyrë dhe urgjencë”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, për këtë çështje duhet të konsultohet edhe avokati i popullit, KQZ, shoqëria civile, ta trajtojnë këtë çështje.

“Jemi të interesuar që sa më shumë të krijojmë kushte për diasporën tonë, por jemi të interesuar për reformë substanciale. Por ne nuk e pamë të nevojshme të jemi në këtë mbledhje të kryesisë”, është shprehur ai.