Rita Ora po vazhdon me koncerte në shtetet aziatike në kuadër të promovimit të albumit “Phoenix”.

Këngëtarja shqiptare tashmë ka lënë pas performancat në Singapore gjersa gjatë ditës së sotme ka arritur në Indonezi.

Në mesin e artistëve botërorë ka filluar një sfidë e re e nominimeve, ku për synim kanë mbjelljen e një peme në ndihmë të ekosistemit.

Bukuroshja jonë ishte nominuar për këtë detyrë nga aktorja amerikane, 44-vjeçarja Chelsea Handler.

“Më kanë nominuar si pjesë e kampanjës për mbrojtjen e ‘Leuser Ecosystem’ në Sumatra të Indonezisë! pemën po ju dedikoj gjyshërve”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja 28-vjeçare.

Theksojmë se biondina gjithmonë e tregon nëpër intervista të ndryshme se është shqiptare dhe se për këtë ndihet krenare.

Ndryshe, Ora do të mbajë edhe disa koncerte të tjera në kuadër të turneut koncertal anembanë globit.