Rrena
Mos thuej rrena kurr, o thmi,
e gjithmon’ t’i kesh mëni.
Nji ndëshkim asht fort ma mirë,
Se rrencak ndokush me t’thirrë.

Mos t´shkojë mendja se me rrena
Fajin tand e msheh përmrena
S’vonon dita e gja s´e ndal,
E’ në fushë rrena ka me dalë.

Por veç marrja ka me t’mbetë
E kund besë nuk ke për t’gjetë.
Edhe t’drejtën n’kjoftë se e thue
Për rrencak kanë me t’kujtue.