Mark Zuckerberg është armik i shtetit dhe e ka vendin në burg. Regjisori dhe historiani Ken Burns ishte shumë i drejtpërdrejtë kur u pyet për themeluesin e Facebook. Në një intervistë për “New York Times”, ku promovoi një film të ri për Muhamed Ali Burns u pyet nëse një figurë e veçantë e teknologjisë mund të bëhet aq e rëndësishme nga pikëpamja kulturore në disa dekada, sa është legjenda e boksit tani.

“Shpresoj që Zuckerberg të jetë në burg deri atëherë. Ai është armik i shtetit, dhe e kam fjalën këtu për Shtetet e Bashkuara. Atij nuk i bëhet vonë për ne, Shtetet e Bashkuara. Ai e di se mund ta kapërcejë çdo pengesë dhe mund të ikë në çdo vend. Dhe e gjitha kjo thjesht për fitim.”

Burns u ndal edhe te Sheryl Sandberg, drejtoresha aktuale operative e Facebook dhe numri dy pas Zuckerberg. Ai tha se për Facebook dhe kompanitë e tjera të rrjeteve sociale duhet një proces si ai i Nurembergut në vitin 1946 – duke shtuar se është i vetëdijshëm se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Një Nuremberg për këta, nëse ndodh ndonjëherë, gjë që nuk do të ndodhë, do të jetë mjaft interesant”, tha Burns.

Megjithë qëndrimin e Burns, shefi i Facebook dhe Sandberg, sipas Times, kanë një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar.

“Marrëdhënia e ngushtë e mëparshme e punës” e Sandberg dhe Zuckerberg po prishet pasi Zuckerberg po i merr më shumë përgjegjësi Sandbergut”, raportonte “Times” më 9 korrik.