Nga Kimete Berisha

Për një femër..!

Tash meshkujt e opozitës kthehen në shtëpitë e tyre në lagjet superluksoze, kthehen si luftëtarë të palëkundur që e fituan betejën kundër Albulena Haxhiut!

Duhet të jesh i marrë, krejt i marrë që ta dëmtosh veten për Albulena Haxhiun!

Opozita ia mohoi vetes mandatin e deputetit…për çfarë vurmaku?

Për Albulena Haxhiun!

Që do të thotë se: Albulena Haxhiu është ‘kaq e madhe’ për opozitën!

Çfarë kauze është kjo, t’ia mohosh vetes mandatin e deputetit, veç për inat të Albulena Haxhiut!

Kush është Ajo?

Ky është budallallëk i pashembullt i opozitës!

Është patetike, gjest ekstremist, është ekskomunikim dhe çka s’është…
ndoshta është edhe gjynah ta urresh dikë në mënyrë të organizuar, pa asnjë arsye personale!

Nuk është problem për mua poshtërsia, por budallallëku.

A ka budallallëk më të madh se sa ta shkatërrosh Kuvendin dhe ta bësh veten injorant për Albulena Haxhiun!

Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku janë palaço politikë.

Kosova kurrë nuk ka pasur politikanë më të dështuar dhe më të mjerë se Memli Krasniqi me Lumir Abdixhikun!

Janë aq të paditur sa nuk kanë arritur ta kuptojnë se nuk është problemi i tyre Albulena Haxhiu, por është Albin Kurti dhe ai prapë i fiton zgjedhjet!

Prandaj, këdo që e kishin zgjedhur për Kryetar Kuvendi – e kishin zgjedhur Albin Kurtin!

…Dhe…u bë siç deshi Albin Kurti, me ndihmën e çmendur të opozitës!

P.S.

By