Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të medias dhe retorikës/
Kur Kryeministri norvegjez Støre lavdërohet për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA), Ministri Murati përqeshet nga gazetaria e lloqit, mentaliteti që pengon përparimin e Kosovës.
Ja, është interesante ta shohësh se si perceptimi publik ndaj përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) ndryshon në varësi të emrit që e përdor, kulturës, dijes dhe edukatës.
Ja për shembull në Norvegji, kryeministri Jonas Gahr Støre haptazi pranoi se kishte kërkuar ndihmë nga ChatGPT përpara takimit me presidentin amerikan Donald Trump. Këtë e ngjarje Støre e ndau në një konferencë shtetërore, duke nxitur interesim tek publiku. Ai e vlerësoi teknologjinë si një mundësi të jashtëzakonshme dhe shpalli ndarjen e 1.2 miliardë kronave për gjashtë qendra kërkimore për inteligjencë artificiale.
Në të njëjtën kohë, në Kosovën e plaçkitur me dekada, ministri Hekuran Murati është bërë objekt talljeje nga pseudo-gazeta dhe portale të lidhura me opozitën, vetëm pse ka përmendur përdorimin e IA-së për analiza apo vendimmarrje. Ky kontrast është domethënës: në Norvegji, kërkimi i këshillës nga ChatGPT shihet si zgjuarsi dhe hapje ndaj inovacionit; në Kosovën e varfër, propagandohet si “turp” ose “mungesë kompetence”.
Për më tepër, ndërsa Norvegjia njofton se deri në vitin 2025 80% e institucioneve publike do të përdorin IA, në Kosovë ende përdorimi i saj ngatërrohet me teori konspirative apo satira politike të pakuptimta. Europa po garon për të mos mbetur pas në kapërcimin teknologjik, ndërsa në Kosovë përqeshen ata që tentojnë të jenë pjesë e asaj gare.
Të dashur lexues,
dallimi nuk është te teknologjia, ajo është e njëjtë për të gjithë, por te mentaliteti.
Kryeministri norvegjez Støre vlerësohet për vizionin, Murati sulmohet për guximin. Dhe kjo thotë shumë për sfidat që përballon çdo përpjekje për modernizim në një shoqëri që shpesh mbyt risinë me përqeshje.
Ja, kjo është fryma mesjetare e gazetarisë së Klanit dhe Dukagjinit./MekuliPress/