Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta të Profetit Muhamet nga Kurani si një tjetër mesazh për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe lehtësimin e pasojave që ky tërmet la pas.

“Kush janë të diturit? Ata që e vënë në jetë atë që dinë”, është shprehur Profeti Muhamet.

Që pas rënies së tërmetit Kryeministri Rama është duke përdorur religjionin si mjet ndikimi në publik. Qëllimi është i thjeshtë: Të dëpërtoj tek ndjenjat e publikut, të fitoj besimin e publikut e më pas të ndikoj në veprimet dhe në sjelljet e publikut. Asgjë e re në këtë retorikë politike. Kjo strategji fetare-retorike është përdorur që në antikë, mesjetë, në luftërat botërore e në ato rajonale, shkruan MekuliPress.