Ja një sekret i vogël: Për sa kohë licenca juaj e Windows 7 është e vlefshme, ju mund të kaloni në Windows 10 falas duke e shkarkuar me mjetin e shkarkimit që ofrohet nga Microsoft.

Përdorues të Windows 7, sistemi operativ “vdes” me 14 Janar dhe ka ardhur koha që të shikoni nga e ardhmja

Nëse ende përdorni Windows 7, ka ardhur koha që të ecni përpara. Versioni i Windows i cili i përket 2009 provoi të jetë shumë popullor në mesin e përdoruesve pas një Windows Vista famëkeqe.

Por sistemi operativ do të marrë përditësimin e fundit më 14 Janar 2020 dhe versioni pa pagesë i antivirusit Microsoft Security Essentials gjithashtu nuk do të funksionojë më.

Ndërsa hyjmë në 2020-ën, kompjuterët Windows 7 me shumë gjasa do të infektohen nga maluerë për shkak të problemeve të sigurisë që kanë për tu zbuluar dhe mos adresuar më nga Microsoft.

Ende 28% e përdoruesve të Windows përdorin Windows 7. Nëse jeni një prej tyre, atëherë duhet të kaloni në Windows 10. Kompjuteri juaj me Windows 7 me shumë gjasa do të suportojë Windows 10-ën megjithatë ju duhet të hiqni disa programe.

Ja sesi të kaloni në Windows 10 falas

Ja një sekret i vogël: Për sa kohë licenca juaj e Windows 7 është e vlefshme, ju mund të kaloni në Windows 10 falas duke e shkarkuar me mjetin e shkarkimit që ofrohet nga Microsoft.

Vetë forumet e Microsoft ofrojnë informacion sesi të shkarkoni Windows 10-ës falas pa paguar asnjë qindarkë dhe një version legjitim i saj.

Por nëse keni vendosur të qëndroni në Windows 7 pas datës 14 Janar atëherë instaloni një antivirus të mirë. Kaloni nga Internet Explorer në Google Chrome ose Mozilla Firefox dhe braktisni Microsoft Office në favor të Suitës së Google ose LibreOffice.