Sot në orën 18:00 përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Suedisë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit.

Përballja e sotme i takon xhiros së pestë të Grupit B, dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Formacioni i mundshëm i përfaqësueses së Kosovës:

Kosova (4-3-3): Muric; Hadergjonaj, Rrahmani, Aliti, Vojvoda; Halimi, Dresevic, Loshaj; Kastrati, Muriqi, Rashica.