Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim jodemokratik për verifikimin e të gjithë votuesve në Mërgim, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë, shkruan MekuliPress.com

Në vendimin përjashtues për mërgimtarët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë vendosur të votojnë në këto zgjedhje.

Shtrohet pyetja:
A vlenë e njejta procedurë diskriminuese edhe për votuesit me postë nga Serbia dhe Mali i Zi?
Në orën sa do të telefonohen votuesit në shtetet europiane, e në orën sa ata në USA, Canada, Zelandë e Australi?

Çfarë garancie ose fakti ka KQZ nëse thotë që dikush nuk është lajmëruar, e në fakt nuk eshte kontaktuar fare nga KQZ-ja?

Sa herë do të thirret nje person?
Çka nese ai është në moment i zënë me punë apo me obiligime tjera në përgjithësi?

Të gjitha këto ndërskëmsa e pengesa mesjetare po bëhen me qëllim që të pengohet ardhja e forcave progresive, kombëtare e humane në qeverisje të Kosovës, shkruan MekuliPress.
A do të ketë sukses edhe kjo pengesë e tyre?!