Publicisti dhe diplomati, Shaban Murati, ngre një pyetje që ngjall debat.

“Një pyetje e natyrshme”, citon MekuliPress z. Murati dhe ai shton:

“Përse qeveria e Shqipërisë nuk e përshëndet dhe nuk bashkohet me kërkesën zyrtare të presidentit të ri amerikan Xho Bajden drejtuar me shkresë zyrtare në 7 shkurt 2021 Serbisë për njohjen e Kosovës, në një kohë që qeveria e Shqipërisë e ka përshëndetur brenda ditës planin e kryeministrit grek për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin dhe në ishujt grekë të Jonit?”