Përsëri bënë zhurmë dhe po e dëmton shkollimin e fëmijëve. Janë një grup i sindikatës, të ndikuar nga opozita dhe ish-sunduesit, të cilët nuk pajtohen dot me të arriturat e Qeverisë së Kosovës.
Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se kompensimi i orëve të humbura nuk do të bëhet këtë të shtunë, siç ka kërkuar Ministria e Arsimit.

Në një konferencë për media, Jasharaj ka thënë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.

Sipas tij, Nagavci nuk e ka respektuar kontratën kolektive ku thuhet se orët e mësimit të humbura nga greva nuk kompensohen – përveç nëse palët nënshkruese, pra Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u, arrijnë marrëveshje të veçantë.

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura, ishte vendim i ngutshëm nga ana e ministres së Arsimit e cila nuk e zbatoi kontratën kolektive ku thuhet qartë se orët e humbura të mësimit nga greva nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshtruese, pra MASHTI dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje të veçantë. Prandaj, këtë të shtunë nuk do të ketë zëvendësim të orëve”, është shprehur Jasharaj.