Autoritetet serbe thotë se kanë arrestuar sot një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka konfirmuar se arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare Horgosh.

Sipas gazetës serbe “Danas”, M.I. është i dyshuar për krime lufte, së bashku me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër nacionalitetit serb në Prishtinë në vitin 1999.

I dyshuari thuhet se është dërguar në masën e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me arrestimin e M.I, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por që deri në publikimin e lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

By