Përveç jetës sime -Hamleti

VDIS ADELA.

Shkruan: Refiqe R. Hamiti

Vdis, e pse mos me vdekë Adela?
A duhet me rrëfye mëkatin?
PSE erdhe në këtë botë në kohën e papërshtatshme?

Kur dikush afër teje ka pirë verën me gotën e kristalit,e cakrrimin e gotës e ka bërë gonë,pa e ditë, si i erdhi mundësia ,verën e asaj nate,e shumë netëve tjera, me pi me bollëk,se babën apo nanën e ka pas politikan të pashkolluar ,që ka arrit majat e elites parlamentare në Kosovë e Shqipëri ,pse partia e tij, i ka ofrue pulë të pjekur dhe sallat greke,pa e lodh bothen asnjë ditë,duke fjetur pa merak se çfarë po ndodhë me popullin fukara?

Vdis ,Adela se kjo elita e jonë asnjëherë s’ka asnjë interes nga uni yt, e i imi , për një inxhinjere si ti ,e për një mësuese si unë. Këta e duan blofin…

Lëre më për një fisnike si ti, që as trupin ,e as shpirtin s’ia shiti dreqit, sikurse elita e jonë me u dredh,e me u përdredh me “shancin eksperimental fatkeqë” nga klasa fatkeqe ,që u pështjellë në fijen e lamshit të zi, që kurr s’përfundon sa herë që thirren në emër të të vdekurve.

Vdis ,Adela sepse askush se qanë gallon pse i dhe fund ti jetës sate në fill të rinis. Adel, vdisë sepse me vdekë na ka hije. Është e natyrshme…

Pastaj këta të vet’thirrurit patriota kombëtar Adela kanë me të rikujtue nja dy- tri ditë kishe po ndjejmë keqardhje,e po mërzitemi,kritikojnë shoqërin që vet e kanë thurë si xhemper zi e ma zi ,për me i ra taman këtij populli që gjithëçka ,çka i rrethon dojnë me fut në barkë të stërmbushur pa dije, e djersë,veç duke kamufllu të pahijshmën dhe të pandershmen,he flaka ju daltë,që kurrë s’u ngopën!

Lexova për ty Adela.

M’u dridh buza dhe zemra,pikat e ftofta të lotit përshkruan faqet e mia.
Adela pse i dhe fund jetës tënde o gjan?

A e dinë o Adela që rrugës sate kemi ec edhe na.
Ndoshta se kemi pas ma keq se TI,por pasha zotin keq edhe ne, e kemi pas ,shumë bile shumë, jemi ballafaque me varfëri,me përbuzje e injorim,pa dashuri e rini,pa lule e pa muzikë , pa lojë e piskam gëzimi,pa veshë e mathë,e t’u u dridh nga i ftofti me zanë një pikë shkollimi veç me ba një rrogë sa me mbajt veten tonë.

Se kemi pas hiq ma mirë o Adel as ne ,se kemi hallakat mjerimin veç me krijue një përsonalitet i cili edhe pse nuk na lexon askush apo fare pak, mendojë që bile bile, vet na e dimë , vet në unin tonë ,që jemi ajo drita në fund të tunelit për me i dhanë dijen dhe vullnetin ,me shkue kah e mbara kësaj rinie, e cila ka m’u përballë edhe më keq me jetën sepse “elitarët ” asgjë s’janë duke bërë për edukimin, shkollimi dhe ardhmërin e rinisë tonë.

E sakt, kush ka para shkel metropolet dhe universitetet e botës,kush nuk ka pastron WC në qoftë se dorën ua zgjatë ndonjë amvise e “shkolluar kinse” për me marr me i’a pastruar banesën.
O largë qoftë ! So marre me pastrue bërllogun e zotnis që u kan” hon e don”,e në shtëpin e tij moti bukur moti kanë tingëllue tingujt e pianos por me pastrue bërllogun e bothëpalames që janë pasunue pas luftës shpejt brenda nate,është shumë zor, pasha zotin.

E di oj Adela që ministrat dhe zyrtarët,punëdhënsit e kësaj kohë që në po e jetojmë janë shumë të padishëm edhe pse kanë alamet diploma e trajnime fallco, e të blera me paratë e popullit që eshtë rropat me mjerimin tënd, rrugëve të Evropës për kashoren e bukës ,e me e pru këtu tek ne ,veç mos me i’u nënshtrue shkaut. Por Adel ,këndej dhe andej kufirit ku jetojë unë dhe ku jetove ti,se sot nuk je,katilat ,mizorët dhe të pabrekët udhëheqin shtetin.

Kafshatë që të mbetet në fyt është mjerimi.
Naimi ,rilindësi shqiptar.

Ose ,ose me e luajt rolin e të marrit, si Hamleti.

Përveç ,jetës sime!

Apo ,apo edhe përveç jetës suaj, Adela që vuajte të zitë e ullirit,që s’u gjetë asnjë njeri me ta zgjatë dorën e me të ndihmue ,mos me i dhënë fund rinisë sate pamëshirshëm siç i dhe dje Adelë.

Gjembat e therrat që i ke shkel ti, motra Adelë,sa e sa vajza të ndershme i shkelin sot nga kjo shoqëri që s’ke ku drejtohesh me kërkue ndihmen që nga familja, polici, punëtori social ,mjeku ,avokati, profesori,e deri te burrshtetasit të dhunshëm të cilët me shfrenimin që e kanë metodologji- mësimdhënje e mësimpune, ATA ashtu i kanë mërri majat e pushtetit dhunshëm e me pabesi ,që si mbanë mend historia kurrë.

E sa e sa libra kanë me u shkrue me kopërtina të zeza sepse historia së mbanë mend kurrë kohë ma të mbrapsht ,kohë më të keqe dhe atmosferë më të zymtë se dje dhe sot kur po jetojmë këtë jetë , Adelë.

E sa e sa libra kanë me u shkrue me kopërtina të zeza për ty Adela dhe për shumë vajza si ti,që pamëshirshëm fundin e jetës e patën të egër dhe të thatë.Nga shqipfolja shqiptare pa ligj dhe rend.

Adela unë ndihem keq!
Shumë , shumë keq!
Asgjë s’mund të bëjë në këtë ambient që na rrethonë keqas. Asgjë s’mund të bëjë në këtë shoqëri të kantadisur frikshëm ,e duar lidhur kudo, në pamundësi me ofrue qetësin ,ndihmën,psikologjin,afrimin dhe dashurin për nevojtarët.

Kështu nuk ishte në vitet e ’90.
Kështu është sot Adelë Gjoka.
Kështu është kjo shoqëri e jona
Kështu është mësuesi,akademiku,mjeku,psikologu ,polici, punëtori social .
Kështu janë edhe familjarët.
Kështu janë edhe disa prindë.
Të pamëshirshëm dhe të pangopshëm.
Mjerim… Adelë Gjoka 23 vjeçe, këndej dhe andej kufirit shqiptar.