Festat e fundvitit sjellin gëzim e hare në familjen e çdokujt.
Dhurata, gatime, ngrohtësi familjare është përshkrimi i ditëve të fundit të vitit.
Por për Vitin e Ri ekzistojnë disa kuriozitete të cilat mund të shkaktojnë habi në opinionin publik, por janë të vërteta.
Dëshmitë më të lashta për sa u përket festimeve të Vitit të Ri janë gjetur në Babiloninë antike rreth 4000 vjet më parë
Romakët festonin Vitin e Ri në muajin mars. Senati, në vitin 153 përpara Krishtit, fiksoi janarin si muajin e parë të Vitit të Ri. Në vitin 46 pas Krishtit, kalendari julian konfirmoi në mënyrë përfundimtare zgjedhjen e datës 1 janar, si Vitin e Ri (edhe data e Krishtlindjeve duket sikur derivon nga zakonet e tyre).
Në Vitin e Ri hahen disa ushqime që sjellin fat. Zgjedhja bëhet për gjithçka që ka formën e unazës. Unaza përfaqëson, në fakt, një cikël perfekt dhe mbylljen e vitit.
Në Spanjë, 12 sekonda përpara mesnatës konsumohen kokrra rrushi, një për çdo rënie kambane.
Në vende të tjera, konsumohen shegë, edhe këto 12 kokrra, një kokërr për çdo muaj.
Keltët e festonin Vitin e Ri natën e 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ose më mirë në Halloween.