SHBA mund të pendohet për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Gjenerali David Petraeus, ish-komandant i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan dhe ish-drejtor i CIA-s e sheh të nxituar vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të tërhequr trupat nga Afganistani.

“Kam frikë se dy ose tre vjet më vonë ne do të kthejmë kokën mbrapa dhe të pendohemi për vendimin për të tërhequr 3500 trupat e mbetura të SHBA-ve”, i ka thënë Petraeus France 24.

Kjo nuk do t’i japë fund luftës së pafund në Afganistan; ajo do t’i japë fund përfshirjes së SHBA-ve dhe koalicionit në atë luftë ushtarakisht.

Përveç rrezikut që talebanët të fitojnë terren, Petraeus paralajmëron edhe për mundësinë e riaktivizimit të Shtetit Islamik në rajon.

Unë mendoj se ekziston rreziku që Shteti Islamik të krijojë një vend të shenjtë në rajonin Afganistan-Pakistan, zona shumë e thyer kufitare malore, e cila është vendi ku shumë prej këtyre grupeve kanë fortesën e tyre”.