Petro Nini Luarasi me gjithë qenien e deshi Shqiptarinë

Edvin Shehu

Gjithçka dha për Gjuhën Amtare – nuk u ep përballë asnjë rreziku dhe presioni.

I vetëdijshëm dhe i qartë për rëndësinë e arsimimit në Gjuhën Shqipe të Kombit, çka do t’i mundësonte njohjen e Historisë e vetvetes, si dhe do të vazhdonte ekzistencën nëpërmjet Gjuhës – dha veten, u flijua me plot vetëdije e me të gjithë qenien.

Ndaj, në emër të flijimit dhe për veprën e pashoq të Petro Nini Luarasit, ecim gjurmëve dhe shkronjave të bukura Shqip, zhvillojmë dijen dhe të ardhmen si Komb.

Si Popull, sepse asnjë grekofil, sikurse ata që e helmuan më 17 gusht 1911, apo xhonturk nuk mund t’i zhbëjnë veprën dhe as sakrificën – falë së cilës nuk mundën të zhduknin të përndriturat shkronja Shqipe, përkundrazi, na sinjifikojnë plot gjallëri dhe me plotkuptimësi!

Lavdi jetës dhe veprës së patriotit Petro Nini Luarasit! 🇦🇱🇦🇱