Peugeot u bë kreu i një grupi të sapoformuar markash, prandaj vendosi të paraqesë një logo krejtësisht të re të markës.

Eshtë marka më e vjetër e makinave, dhe që nga themelimi i saj në 1850, ajo ka ndryshuar logon e saj dhjetë herë. Sidoqoftë, një gjë ka mbetur gjithmonë e njëjtë, dhe kjo është se kjo kompani gjithmonë ka pasur një simbol luani.

Dhe shenja e re po shkon në atë drejtim. Versioni i njëmbëdhjetë i logos i zbukuruar me kokën e një luani u krijua nga Peugeot Design Lab, një studio globale e dizajnit Peugeot.

Ky ridizenjim vjen i shkaktuar nga ndryshime të mëdha në industrinë e automjeteve, pak më shumë se një dekadë që nga prezantimi i logos deri kohët e fundit. Një vit jashtëzakonisht aktiv për Peugeot sjell shumë gjëra të reja: lançimi i një vargu që do të prezantohet me modelin e ri 308, një faqe të re në internet dhe, natyrisht, krijimin e grupit Stellantis.

Në Peugeot, ata thonë se kjo logo është krijuar për t’i rezistuar kohës, por edhe për të qenë “një shenjë e identitetit e njohur, e përjetshme, universale dhe multikulturore”. “Eshtë sinonim i prestigjit, besimit, jetëgjatësisë, trashëgimisë,” shtojnë ata.

Në të njëjtën kohë, Peugeot nuk i fsheh aspiratat e tij për të hyrë në disa zona të reja, si dhe përpjekjet e vazhdueshme për një premium duke ruajtur të kuptuarit francez të stilit, aftësive dhe elegancës, raportojnë mediat kroate.

Paralelisht me prezantimin e kanaleve të rinovuara të komunikimit dixhital, dhe posaçërisht faqen e internetit, Peugeot po fillon fushatën e parë të markës në 10 vitet e fundit, të quajtur Luanët e Kohës sonë, e cila synon të arrijë klientët ekzistues, por edhe ata që nuk kanë ende një Pegueot. Në çdo rast, le të presim edhe disa javë deri në premierën e 308 të ri. Atëherë gjithçka do të jetë më e qartë.