Me te ndërpritet edhe pranimi në anijet e marinës i mijëra  emigrantëve në ujrat e Mesdheut

Për momentin ngazhimi detar i misionit të BE-së „Sofia“ për të strehuar emigrantët në Mesdhe nuk do të vazhdohet. Arsyeja për këtë është mosmarrëveshja ndërmjet shteteve anëtare lidhur me shpërndarjen e emigrantëve, shkruan MekuliPress.com

Megjithatë, aktivitetet e rrjeteve të kontrabandës do të vazhdojnë të monitorohen nga ajri, gjë e cila e kufizon misionin dhe aktivitetet e shpëtim-kërkimit. Një zgjatje e misionit detar dështoi, sipas raporteve, për shkak të kundërshtimit dhe vetos së Italisë, përderisa mandati aktual për misionin skadon më 31 mars.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Italia me qeverinë e saj konservatike muajëve të fundit ka një kurs goxha të ashpër ndaj migracionin. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini (Lega) kishte ndaluar anijet nga organizatat joqeveritare, si dhe ata të vetë misionit „Sofia“ që të hyjnë në portet italiane, nëse ato mbartnin azilkërkues në bordin e anjive.

Në fund të janarit Gjermania kishte njoftuar se nuk do të ofronte më asnjë anije për shpërtim e vendosjen e refugjatëve nëse nuk ndryshon kursi i politikës italiane. Anijet gjermane morën gati 50 për qind të emigrantëve që kishin mbetur pa orientim në ujrat e mesdheut drejte Evropës.

Që nga fillimi i misionit detar jashtë brigjeve të Libisë në vitin 2015, rreth 50,000 emigrantë janë sjellë në Itali. Pothuajse gjysma e tyre kishin shpëtuar nga anijet detare gjermane.

Burimi: dpa

MekuliPress,
Alban Ademi
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress