Kompania amerikane Pfizer dhe BioNTech thonë se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’ia mundësuar marrjen e vaksinave.

“Ne jemi në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’ua mundësuar marrjen e vaksinave. Diskutimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të thënë për momentin”, ka thënë Ursha Lakner nga Pfizer dhe BioNTech për Gazetën Express, të pyetur rreth gjith detajeve për të cilat është raportuar sot.

Lakner ndër të tjera ka thënë se kompania amerikane është e përkushtuar për të përmbushur nevojat globale të shëndetit publik sa i përket furnizimit me vaksina.

“Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të ndihmuar përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik sa i përket vaksinës”, ka thënë Lakner.