Poezi nga Omer Khajami
Viti i ri ringjall dëshira të harruara
Shpirti i zhytur në mendime pensionohet në vetmi.
Shpresat e botës, njerëzit i vënë mbi zemrat e tyre
Kthehen në hi ose shumë shpejt lulëzon.
Si flluskë bore mbi faqen e shkretëtirës së pluhurosur
Drita shuhet, ep për një ora a dy – perëndon.
Çdo mëngjes sjelle një mijë trëndafila, ashtu më the!
Po por çfarë ndodh me trëndafilin që ishte dje?
Me ta e mbolla farën e diturisë
Dhe me dorën time duhej ta ndihmoja që të rrojë
Janë të gjitha të mbjellat që do korrë
“Se unë si ujë erdha, e si erë po shkoj”
Kishte një derë, për të cilën çelës s’kishte
Ishte e mbuluar dhe asgjë nuk shihje
Disa flasin pak për Mua dhe Ty.
E më pas asnjë fjalë për Mua e Ty.
Dhe mbi një qyp të varfër buzët lëkund
Sekretin e jetës sime për të mësuar
Dhe buzë mbi buzë më pëshpërit ngadalë
“Pi! Se kur të vdesësh të gjithë do të të kenë harruar.”
Përktheu: Rrona Jaka