Shkruan: Agim Kasapolli
Avni Haxhiu kryetari i KF Trepça-Mitrovicë, anëtar i ligës së parë të Kosovës, dhe anëtar i Kuvendit të FFK-së është “jo zyrtarisht” i deleguari i FFK-së në mediat elektronike, gati në të gjithat televizionet në vend kryen punën e avokatit të FFK- së !?
Kësaj rradhe reagon ndaj shkrimit tim të botuar në gazetën Zëri, me titulł “Kuvendi zgjedhor i bodrumeve na solli këtu”.
Që në fillim e vërejta se ky stil i të shkruarit i përngjanë shkrimeve të gazetarit i cili është herë gazetar e herë tyxhar!
Nejse, s’është me rëndësi kush e ka shkruar po çka ka shkruar, çfarë porosie ka, dhe në emër të kujt ka shkruar.
Reagimi ishte dasht të pasojë nga vetë Kryetari Agim Ademi, sepse bëhet fjalë për rizgjedhjen e tij ilegale për Kryetar të FFK-së.
Mirëpo ai ka prirje dhe është mirë i stërvitur që të dallojë pajdashat e vetë që gjenden më poshtë në hirarki. Zakonisht i përdorë individët që janë të etur për poste e të gatshëm për vepra të pa principta dhe zhvatje.
Ndryshe këta njihen si, “Pinjoll, Servil’ Sahan-lëpirës”.
Ndërsa ata që shkruajnë në emer të tjetërkujt, ata quhen” kodosha”.
Z. Avni Haxhiu, nga reagimi juaj kuptova se jeni më të miret në punë që bëni!
Kjo do të thotë që kur të shkoni nga vendet që i zaptuat me kurdisje të Kuvendeve, ta leni Federatën sipas argumenteve të mia (fjala që nuk po të pëlqen) llom shumë keq, sa askush të mos mund ta rimëkëmb.
Sa më gjatë që po sundoni, aq më keq është gjendja në Futbollin tonë!
Pas 24 vjetësh liri Stadiumi i rinovuar me çmim prej 11 milion euro, u bë kuriozitet për mediat Evropiane e më gjerë!
Pasoj reagimi i FFK-së, përgjegjësin si gjithmonë ia adresuat tjetërkujt.
Unë e di se ju aty jeni për hesapet private të bizniseve të juaja dhe klubet që i menagjoni dhe i “finansoni” vlen fjala e popullit: “E jepni një pullë, ndërsa në këmbim të saj merni një kullë!
Z. Avni Haxhiu për keqpërdorimet maramendëse në këtë Federatë është e pa mundur që ti pasqyrojë të gjitha në këtë reagim, kësaj here (sipas deshirës tuaj) do ti argumentojë vetëm “kontributet” e juaja dhe klubit Trepça karshi FFKsë:
- Ju vazhdimisht jeni fitues në tenderin një burimor për shpedicion në FFK.
- Dhe sipas asaj që e pasqyron auditori i publikuar në faqen zyrtare të FFK-së ta thotë mendja se që nga viti 2019- 2021 – ( mungon raporti për vitin 2022 dhe 2023) shpedicioni i kompanisë suaj për tre vjet aq shumë ka bërë punë sa që besoj as ndërmarja Devolli s’ju afrohet !!
- Z.Avni Haxhiu, ju në të gjitha mediat vetë keni deklaruar se një shërbim i shpedicionit kushton 30 deri 50 euro.
- Në vitin 2019 tenderi i fituar nga kompania juaj nga FFK-së ka peshuar 46.622 euro, nëse llogarisim çmimin maksimal prej 50 euro për një shërbimi i bie se gjatë vitit 2019, kompania juaj e shpedicionit ka bërë 932 shërbime për nevojat e FFK-së.
- Me 2020 prapë kompania juaj në tenderin një burimor, ka fituar 140.893 euro. Kur llogaritet shërbimi maksimal i shpedicionit prej 50 euro për turë, na del në pah se shpedicioni juaj a bërë 2817 shërbime për Federaten.
- Në vitin 2021 përsëri nga tenderi i fituar i keni marrë edhe 31,139 euro që i bie se gjatë vitit kompania juaj ka kryer shërbime për FFK-së 622 herë.
- Për tre vite-2019, 2020 dhe 2021 shpedicionit nga Federata për shërbimet që i keni kryer, ka përfituar 218.654 euro dhe FFK-së i’a keni kryer sherbimet 4371 herë!
Jam i bindur se me shërbime shpedicioni juaj ndoshta ja kalon Kompanisë “DEVOLLI”
Kësaj pune i thuhet luje macë kryt e bullit.
Z. Avni, kërkuat në reagimin e juaj të flas me argumente , unë të solla argumente me bolluk me shifra dhe numra konkret të siguruara nga faqja e juaj zyrtare e FFK-së, ku për qudi mungojnë raportet për vitin2022 dhe 2023.
Duket diku ju ka has sharra në gozhdë?
Stadiumin “Adem Jashari “në Mitrovicë e pati në shfrytëzim KF-Trepça ku ju jeni kryetar z.Avni, ai stadium është shndërruar në turpin kombëtar i cili u plaçkit dhe u shkatërrua në tërësi.
Në vitin 2018, FFK-ja e ndërprenë shfrytëzimin e të njejtit, me arsyetimin se stadiumi do të renovohet me mjetet e siguruara nga MKRS.
Mirëpo pagesat e mirëmbajtjes dhe investimeve me qëllim apo me “gabim” vazhduan , dhe sipas raporteve të auditimit të vetë FFK-së në faqen e juaj zyrtare vazhdon edhe ma tutje të financohet mirëmbajtja për vitet 2018 , 2019, dhe 2020 me gjithsejt 250.413 euro. Cfar mirëmbajtje pati në rrënojat e këtij stadiumi, kah kanë avulluar parat?!
Besoj ju kujtohet ndeshja Trepça-Fushë Kosova, e zhvilluar me 25/02/2019. Ky takim është proceduar në prokurorinë themelore të Mitrovices, pas inicimit të UEFA-së, pas konstatimit se klubi Trepça ka luajtur në dobi të bastoreve më seli në Bukuresht të Rumanisë dhe bastoreve të Brukselit në Belgjikë.
Lënda për këtë vepër e konfirmon aktakuzën penale ndaj disa antarve tẽ udhẽheqsis tẽ klubit Trepça ndaj trajnerit, lojtarëve dhe delegatit të FFK-së, K. Dumnica.
Sa i përket trukimeve nga klubi juaj dhe i klubeve tjera ekzistojnë dëshmitë dhe faktet bile me video inçizime, mirëpo kësaj here mjafton me kaq për ta kuptuar lexuesi se komplet Këshilli ekzekutiv në krye me kryetarin tend, janë të zhytur në manipulime dhe pislloqe të lloj- llojshme te cilat e kanë sjellur futbollin në këtë deregje.
Një gjë duhet ta dini se unë kurë nuk kam dezinformuar, kur nuk i kam takuar asnjë grupi , bisedoj më të gjithë por veproj vetem sipas bindjeve të mia të argumentuara saktë.
Në punen time si gazetar kurrë nuk kam qenë indiferent, por gjithmonë isha dhe jam në anën e të vërtetës, për të cilën gjithmonë luftoj dhe po e mbroj qe Pesë Dekada. Asnjëherë nuk i kam tradhtuar parimet dhe integritetin tim personal, edhe pse kjo, sidomos sot nuk është e lehtë , sepse për këtë kauzë çmimi për mua ka qenë i lartë.
Përkunder këti fakti, unë kur nuk jam dorëzuar dhe nuk jam kursyer edhe në kohrat e okupimit të egër, por edhe pas lufte, për mua gjithmonë e vërteta dhe vetëm e vërteta ka qenë arma ime ma e fortë si gazetar dhe veprimtar sportiv për çështjen kombëtare.
Këtë edukatë e kam nga profesioni që e dua shumë, nga ndërgjegjja dhe përgjegjësia intelektuale.
Me krenari deklaroj se në punën time 50 vjeçare si gazetar, asnjëher s’jam korruptuar dhe kjo për mua është pasuri në profesionin që e kryej.