Rezultati, i pritshëm, i PISAs, është treguesi i sinqertë i gjendjes së popullit shqiptar në Kosovë: Jo vetëm në arsim!
Nga Gëzim Mekuli
Pse mendoj kështu!
Mendoj kështu sepse pa këtë rezultat nuk do të kishim Hashim, Isë, Ramush, Fatmir, Atifete e as Behxhet në politikë.
Pa arritjen e këtj rezultati, pra më të fundit në planet, nuk do të kishim profesorë-shërbëtorë universitar të klasës politike siq janë, Hashimi, Ramushi, Fatmiri, Isa, Atifetja, e Pacolli.
E them këtë sepse pa këtë rezultat të marres nuk do të kishim pseudodoktorë “shkencash”: Nuk do të kishim gra, shumë gra, të politikanëve profesoresha me doktoratura e me magjistratura.
Pa këtë rezultat nuk do të ishte e mundur të mbijetojnë analsitët, opinionistët e gazetarët që, për më shumë se 2 dekada, e gënjyen dhe e manipuluan opinioin publik shqiptar të Kosovës, dhe jo vetëm.
Pa këtë rezultat të PISAs nuk do të kishim as Burdush e as Kallash.
Pa këtë rezultat (kapitulues) nuk do të kishe as RTK e as Klan Kosovë.
Sikur të mos ishte ky rezultat, i dashur lexues, nuk do të kishte bisedime për ndarje të Kosovës e as heshtje për përjashtimin e Flamurit kombëtar nga festat zyrtare të Kosovës.
Sikur të mos ishte ky rezultat, mbi 90% të portaleve e të mediave do të mbetnin pa lexues, pa shiques e pa degjues, pra, do të falementonin.
I dashur,
E dashur,
Vetëm përmes këtij rezultati është bë e mundur poshtërimi i figurave madhore të kombit shqiptar: Këto rezultate prodhuan mentalitete që sulmuan e përdhunuan Gjergj Kastriotin, Nënë Terezen (Gonxhe Bojaxhiun), Hoxhë Tasinin, Vëllëzërit Frashëri, Mihajl Gramenon, Hahi Zekën, Cerciz Topullin, Isa Boletinin, Hasan Prishtinën, Adem Jasharin, Hajro Ulqinakun, Rexhep Qosjen, Rexhai Surroin, Esat Mekulin, Ali Hadrin e shumë të tjerë.
Vetëm e vetëm përmes këtij rezultati kemi, si e kemi, Akademinë dhe profesorët universitar, ku mbi 90% të tyre janë të papërdorshëm, e që s’bëjne gjë tjetër pos që mbrehin majat e lapsave në kancellaritë e tyre, duke i bërë qejf vetit nëpër mediat sociale.
Në fund fare, lexues i dashur, rezultati i PISAs tregon se përse në Tiranë, në Shkup e në Prishtinë ke më pak Albin, e më shumë Edvin, Berishë, Ramush, Ali, Kadri, Isë e Hashim!