Policia dhe socialistët ndjekin LSI-në, ndërsa LSI ndjek shëpërndarësit e parave për PS. Policia e Durrësit ka njoftuar se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të LSI. Sipas policisë ata po lëviznin me një veturë “Passat” dhe ishin angazhuar në shit-blerjes të votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së LSi, Monika kryemadhi që në një konferencë për shtyp, pa folur fare për këtë ngjarje ka denoncuar patronazhistët e PS-së që janë involvuar në një skemë të vjedhjes së votave në Durrës. Kryemadhi ka denoncuar me emra patronazhistët socialistë duke vënë përbri edhe shumat nga 50, 100 dhe 200 euro që ata prezumohet të paguanin për cdo votë.

“Ajo që dua të theksoj, po ju përmend vetëm disa patronazhistë, ku është koordinator Afrim Bakaj, Alban Abazi, Ivian Shallvari, Arjan Domi, Pëllumb Kapllani, Mirjan Avdyli, Artur Murati, Marcela Gërxhi, Xhoan Basho, Leonard Gorea, Alma Marku. Vazhdojmë pastaj në qendrën 1426 ku është Myslym Kuka, Edison Ahmataj, Alban Poli, Arjan Biba, Ardit Jaho, Ilir Allaraj, Altin Cila, Qetësor Neziri, Emanuel Ahmataj, Saimir Gozhina, Festime Reqi, Aldi Kryemadhi, Lorenc Hoxha dhe këtu janë në krah vlerat e parave që kanë marrë dhe personat për të cilën kanë marrë në angazhim janë që do të kryhet sot në darkë operacioni i pagesave të parave ose nesër në këmbim të fotos për votën e tyre që do të hedhin në kuti, ose në këmbim të fletës së votimit që duan ta nxjerrin, siç quhet skema e famshme ‘treni bullgar’: tha Kryemadhi.

Më herët u fol edhe për kapjen nga policia të kandidates me nr 5 të LSI në Elbasan, Mimoza trimi, po për shitblerje vote. Ajo u shoqërua në polici pasi dyshohej se po shpërndante para në lagjen “5 maji”, në zonën e Rrapishtës.