Dy emra amerikanësh shumë të njihur për publikun shqiptar, Ai i Richard Grenell, që si përfaqësues speciali i presidentit Trump për Kosovën dhe Serbinë, që u implikua në rrëzimin e qeverisë Kurti 1 dhe ai i të dërguarit special për Ballkanin, Matthew Palmer janë kthyer në një mollë sherri në Beograd. Akuza ndaj tyre: “Janë paguar për të mbrojtur interesat e Serbisë”. Sipas një lajmi që portali serb Nova.sr e ka vendosur në ballinën e tij, pagesa nuk është bërë drejtpërdrejt nga qeveria, por nga Dhoma ekonomike e këtij vendi. Ajo i ka paguar kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, 1.3 milionë dollarë, në tre vite, për shërbimet e saj lobuese përr ndihmën ndaj qeverisë serbe, për këshilla ekonomike dhe kontakte të nivelit të lartë.

Në listën e emrave të kësaj kompanie rrezultojnë edhe Richard Grenell me Matthew Palmer.

Një aluzion i tillë do të hidhte shumë më tepër dritë në aktet dhe veprimet kontroverse që Grenell ka ndërmarrë kundër qeverisë Kurti në Kosovë dhe Palmer pro asaj Rama në Tiranë, sidomos në shantazhimin e opozitës në kohën e bojkotimit të zgjedhjeve lokale.

Por tani për tani lajmi i publikuar në shtypin serb nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur hipotezën e hedhur. Sipas atyre që pohojnë të kundërtën, nuk rezulton askund se Grenell dhe Pallmer janë paguar me para serbe, ata vetëm figurojnë në listën e kontakteve të kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, e cila punonte si e kontraktuar nga Beogradi. Pak a shumë e këtij qëndrimi ka qenë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.

Ajo përmes një Twitteri e ka hedhur poshtë këtë insinuatë: “E mohoj kategorikisht gënjeshtrën brutale dhe të turpshme në faqen e parë të tabolidit Nova: se Matthew Palmer dhe Richard Grenel janë lobistë për Serbinë. Gënjeshtrja të tilla i shkaktojnë dëm të drejtëpërdrejtë Serbisë”, ka shkruar Bërnabiç.

Sidomos për Palmerin që ka punuar kohë më parë në Beograd dhe është i maruar me një serbe, këto akuza nuk janë ngritur për herë të parë. Para disa javësh në Bosnje ai u akuzua se ka qenë i përfshirë në projektin për ndarjen e kosovës dhe për një zgjidhje me shkëmbim popullsish dhe territoresh. Edhe radioja publike gjermane Deutsche ëelle theksoi besueshmërinë e tij të rrënuar në rajon si pasojë e përfshirjes në këtë aventurë.