Mediat serbe i kanë bërë jehonë postimit të kryeministrit Edi Rama, i cili shpërndau në rrjetet sociale fjalimin e presidentit Bill Clinton për nisjen e bombardimeve kundër serbëve në Kosovë.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”,- shkruhet në postimin e Ramës.

Ky postim është marrë si një provokim nga pala serbe dhe sipas tyre po bëhet festë për vdekjen e serbëve gjatë bombardimeve.