Sulmuesi i Fenerbahçe, Vedat Muriqi është bërë një lojtar shumë i kërkuar këtë sezon, por klubet e interesuara për të do ta kenë shumë të vështirë ta transferojnë atë.Vedat Muriqi kaloi në Fenerbahçe gjatë merkatos së verës, pasi sezonin e kaluar shkëlqeu me Rizesporin – ku shënoi 17 gola, raporton GazetaBlic.Sulmuesi i kombëtares së Kosovës gjithashtu ka bërë një start të jashtëzakonshëm të sezonit me Fenerin, ku shënoi tre gola në shtatë ndeshje.

Tottenham ka qenë duke e parë vëzhguar Muriqin në disa raste këtë sezon, ku skautët e kishin përcjellur atë në takimin Kosovë-Çeki.Sipas mediumit turk, ‘Aksam’, Muriqi do të qëndrojë në Fenerbahçe edhe për dy edicione.“Do të qëndroj të paktën edhe dy vjet në Fenerbahçe,” tha Muriqi.
“Ende kam mangësi. Dua të shkoj në Evropë si sulmues i madh “ shtoi ai.