Ksi rrezikut si do t’delet
Se u vorfnueme tek s’ban ma!
Kanë vu ujqit me rujtë delet
Deri sa t’mbesë vathi pa gja!
Ujqit veshun me lëkurë dashit
Hupin gjurmën qi u ka ndollë!
Dhuna kputet, veç, për strashit
Porsi peni ku asht ma i hollë!
Pra, për n’qoftë si ka kenë motit
Fjala e thanun e vërtetë!
Sa do vonë, që Besa e Zotit,
Ajo nderë ka për t’i gjetë.