Policia norvegjeze armatoset në nivel kombëtar: “Masë parandaluese për shkak të krizës në Lindjen e Mesme”

Policia në Norvegji ka vendosur të armatosej në të gjithë vendin, si pasojë e një vlerësimi të ri të kërcënimit që buron nga zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme.

Bazuar në një analizë të fundit nga Shërbimi i Sigurisë i Policisë (PST), drejtori i përgjithshëm i Policisë, Håkon Skulstad, ka vendosur që të zbatohet armatimi i plotë i forcave policore.

“Kjo është një masë parandaluese për të rritur sigurinë në një situatë me rrezik të shtuar për sulme ndaj disa objektivave në Norvegji,” thuhet në deklaratën për media të publikuar nga Policia.

Vendimi vjen në dritën e përshkallëzimit të situatës mes Izraelit dhe Iranit, që ka krijuar shqetësime edhe për sigurinë në vendet evropiane.

By