Me thirrjet “Kosova zemra e Shqipërisë”, Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë po proteston kundër mini shengenit ballkanik. “Ne nuk e pranojmë Vuciqin në Tiranë. Serbia na ka miliarda borxh”, ” Ka vrarë fëmijë Serbia”.
Ditën e sotme në Tiranë ka mbërritur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Protestuesit thonë se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.