Festivali i Resë është kthyer tashmë në një emblemë të ndërthurjes së bashkëkohores me tradicionalen, ku një vend të veçantë në program, që prej edicionit të tij të parë e ka zënë promovimi i muzikës sonë popullore dhe traditës unike të muzikës polifonike.

Në radhët e artistëve dhe ansambleve performues ka qenë edhe Grupi folklorik i Vlorës “Bilbili”, i krijuar në vitin 1994.

Ky grup, i cili interpretoi mbrëmë në kuadër të “Festivalit të Resë”, ne mjediset e Kalasë së Tiranës, radhitet ndër më të mirët, jo vetëm në Shqipëri, por i spikatur edhe në skenat ndërkombëtare.

Në themel të këngës së grupit “Bilbili” është polifonia labe e disa trevave të Labërisë. / atsh /