Presidenti serb Aleksandar Vuçiç duket se po përballet me “zgjedhje të vështira” teksa rishqyrton lidhjet e ngushta të vendit të tij me Moskën.

Politico raporton se Vuçiç nuk është i kënaqur me fushatën e fundit të Rusisë për të rekrutuar luftëtarë për grupin mercenar Wagner nga vendi i tij.

Ai e ka dënuar grupin dhe ka thënë se do të arrestojë të gjithë serbët që kanë luftuar për Wagner në Ukrainë.

Vuçiç deri më tani ka refuzuar të vendosë sanksione të rrepta ndaj Rusisë për shkak të luftës së nisur me Ukrainën, duke u bërë kështu edhe vendi i vetëm në Ballkan që nuk i është bashkuar politikave ndëshkuese të Perëndimit.

“Por ai paralajmëroi se vendi i tij duhet të bëjë zgjedhje të vështira së shpejti”, shkruan Politico.