Në një opinion të publikuar në median publike gjermane, “Deutsche Welle“, studiuesi i Institutit Leibniz për Studiemet e Europës Lindore dhe Juglindore, Konrad Clewing, bën një vëzhgim mbi përdorimin e simboleve dhe ikonografisë politike të partive në Kosovë në prag të zgjedhjeve paralamentare të 9 shkurtit. Duke vënë në dukje faktin se flamuri shtetëror i vendit, i ideuar si mishërues i një vendi multietnik, mungon në takimet e të gjitha partive, Clewing thekson se kjo ndodh për një arsye të jashtme: presionin e madh ndaj Prishtinës për të firmosur marrëveshje me Serbinë, një vend që e ka në Kushtetutë zhbërjen e saj.

Kushdo që dëshiron të promovojë stabilitetin shtetëror të Kosovës nuk duhet të minojë mbështetjen demokratike për të duke detyruar një marrëveshje me një shtet fqinj që e kategorizon heqjen e Kosovës shtet si qëllim kushtetues. Përndryshe, vështirë se mund të shmanget konsolidimi i mëtejshëm i populizmit politik kombëtar në pushtet – duke përfshirë një qëndrim të ngurtësuar konfrontues jo vetëm ndaj Serbisë, por edhe ndaj rekomandimeve dhe udhëzimeve të BE-së, e me të gjithë potencialin destabilizues që lidhet me këtë

shkruan ai.

Që do të thotë se kur Perëndimi mendon ta imponojë marrëveshjen vetëm ndaj Kosovës, në termat më poshtërues të mundshëm për të, është logjike që shoqëria të strehohet tek ata politikanë dhe ato politika që sigurojnë shtetësinë, pra ekzistencën.

Është një vërejtje që i shkon sidomos Brukselit që me dyshen Borrell-Lajçka bëri dëme sa askush tjetër. Në fund të fundit, favorizimi i Serbisë lidhet me vnjë 5% pakicë serbe në Kosovë, e cila sado e trembur nuk mund të konsiderohet si specie unike njerëzore në botë dhe të përfitojë trajtime të një hiperprivilegjimi vetëm e vetëm se dikush në Beograd do të lujë me dy kahe.

By