Presheva, Medvegja e Bujanoci, vazhdojnë aspiratën në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit

Intervistë Exluzive: me Refik Hasanin, publicist dhe veprimtarë nga Bujanoci

Intervista është realizuar nga Gëzim Mekuli, editor në Mekulipress.com, REVISTË-SHQIPE ONLINE

Publicisti dhe veprimtari nga Bujanoci, Refik Hasani, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën MekuliPress,ku ka diskutuar për situatën aktuale të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në këtë intervistë z. Hasani, flet mbi politikën diskriminuese në rritje të Serbisë në gati gjitha segmentet e jetës, me të cilat përballen dhe ballafaqohen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për Referendumin e 1 e 2 Mars-it 1992, kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit, pastaj përshkruan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, mospërfaqësimin proporcional në nivelin lokal dhe qendror, mos përfaqësimin me vende-ulëse të rezervuara, në Parlament të Republikës së Serbisë. Në intervistë, ndër tjerash, tregon se në çdo 4 shqiptarë nga totali, një është i pasivizuar apo janë 25 mijë qytetarë shqiptarë të pasivizuar, fletë për domosdon që Tirana dhe Prishtina zyrtare, të adresojnë problemin në instancat e BE-së dhe mekanizma më të larta  të OKB-ës.

Në intervistë paraqet pikëpamjet mbi  domosdoshmërin për hapjen e një  zyre edhe në Tiranë, për hapjen e qendrave të informimit, dhe  zyre ndërlidhëse edhe në Bruksel dhe qendra tjera e në  BE, në Washington, për  miratimin e një REZOLUTE, dërgimin  e një NOTE PROTESTE. Shtron nevojën duke dhënë një mesazh për unitet, harmonizim, bashkëveprim të qëndrimeve dhe artikulim të kërkesava, se Presheva, Medvegja e Bujanoci, vazhdojnë aspiratën në mbrojtje të dinjitetit dhe identitetit, krejt kjo se kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje.

Përveqë tjerash, e thekson se së  shpejti do të publikoj librin publicistik, që do të botohet dhe ju  kushtohet Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, kushtuar çështjesë së pazgjidhur të Krahinës Shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Intervista e plotë:

Mekulipress: Kjo është politika diskriminuese e Serbisë, që është duke e realizuar një strategji, në mënyrë institucionale Beogradi zyrtar:  Cilat janë sot problemet dhe sfidat kryesore, me të cillat përballen dhe ballafaqohen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, dhe gjithë Serbinë?,

Refik Hasani: Nuk ka ndryshim në të mirë,vazhdojm të përballemi dhe ballafaqohemi me diskriminim në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.Përkundrazi vrehet ka një përkeqësim të situatës, edhe pse në Bujanoc më 12 gusht, në Preshevë më 23 shtator 2024, dhe në Medvegjë më 3 nëntor 2024, u mbajtën 3 protesta radhazi, si formë e manifestuar, demonstrim dhe marshe paqësore, por asgjë nuk ndryshoi. Këto  protesta paqësore në mbështetje  gjithë popullore, prodhuan dhe dhan  një ALARM, dhe një MESAZH PAQEJE, ishte një mesazh ndaj Beogradit zyrtar, të ndal diskriminimin, por edhe  BE-ja, të vizitojn e  rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive. Sfidat,  vazhdojn se statusi  politik i Krahinës shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë,  nuk është zgjidhur ende, përkundër vullnetit plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e  datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe  arritjes së Marrëveshjes së Konçulit. Mungon liria e lëvizjes, një pasiguri në mesin e qytetarëve të kësa krahine, dhe  kemi një militarizim të lartë në këtë Rajon me arsenal të lartë dhe të ndryshme të armatimeve luftarake që jan në gatishmëri,  është për të krijuar  panik e dro, pasiguri, për të mbjellur frikë,e psikozë. Serbia i ka shtuar forcat e armatosura,  dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 24 viteve, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte diskriminimit  klasik, është demotivim për rini dhe kuadrot e shkolluara, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, migrim  e asimilim.

Mekulipress: Si e vlerësoni se në konkursin e fundit në Serbi,të gjeneratës që këto ditë dhanë betimin solemn për Polici, asnjë i vetëm pjesëtarë nga komuniteti shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci, apo gjithë Serbia, nuk është pranuar në Policinë Multietnike të Serbisë? 

Refik Hasani:Mospranimi  i asnjë pjesëtari nga komuniteti shqiptarë nga Presheva, Medvegja,

Bujanoci, në Policinë Multietnike të Serbisë, fletë më së miri, se në cilën shkallë, ka arritur diskriminimi në përfaqësim në institucione lokale dhe qendrore, kështu nëse vazhdon të mos pranohet asnjë shqiptarë në Policin Multietnike, për 5 deri në 10 vjet, asnjë Polic shqiptarë, nuk do të mbetët në Serbi!?. Serbia në zbatim të  Marrëveshjes së Konçulit, në mbështetje të shumicës shqiptare  edhe Komandanti i Stacionit të Policisë, në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, na takon dhe duhet të jetë nga pjesëtarët e komunitetit shumicë shqiptare.

Mekulipress: A mendoni se institucionet shtetërore të Serbisë mospërfaqësimin proporcional në nivelin lokal dhe nivelin qendror, vazhdimi i pastrimit etnik-diskriminimit përmes pasivizimit të adresave, janë pengesa me qëllim në mos-integrimin e shqiptarëve në jetën institucionale në nivelin lokal dhe qendrorë?

Refik Hasani: Qëndron se veprimet e Serbisë, mos përfaqësimin proporcional në nivelin lokal dhe nivelin qendror, është dhe shkon në vazhdimin edhe të  pastrimit etnik-diskriminimit përmesë pasivizimit të adresave, një mision dhe arritjen e një objektivi, jan barriera që kanë dhe ushqejnë një qëllim në mos-integrimin e shqiptarëve në jetën institucionale në nivelin lokal dhe qendror.

Mekulipress: Si vlerësoni, që pakica Serbe në  Parlament të Republikës ë Kosovës, është përfaqësuar-u janë garantuar  vende-ulëse të rezervuara: A do të ishte një zgjidhje edhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, dhe gjithëandej Serbisë-ku shqiptarët në Serbi  të jenë duke ju garantuar me  vende-ulëse të rezervuara, në Parlament të Republikës së Serbisë?

Refik Hasani: Zgjidhja më e drejtë është që shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, dhe gjithëandej Serbisë, të jenë  të parfaqësuar duke ju garantuar me 10 vende-ulëse të rezervuara, në Parlamentin e Republikës së Serbisë. Na takon të përfaqësohemi me vende të rezervuara, sepse Ne, shqiptarët në këtë Krahinë, kemi mbajtur edhe Referendumin e datës 1 e 2 marsit 1992, kemi organizuar luftën përmes Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,(UÇPMB) ishte një kryengritje e armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit, nën prezencën, monitorimin dhe garancitë e faktorit politik dhe ushtarak të ndërkombëtarë. Arsyetim tjetër i bazuar, është se gjithë legjislaturat e ndryshme të Parlamentit të Serbisë, që nga përfundimi i luftës së UÇPMB-ës, përfaqësohemi herë me një Deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë Deputet-përfaqësues në Parlament. Edhe në Kushtetutën e Serbisë do të duhej të zënë vend të drejtat individuale dhe kolektive për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës,e Bujanocit, dhe që Parlamenti i Serbisë, do të duhej të funksiononte si Parlament DY DHOMËSH.

Mekulipres:  Cilat janë gjasat reale duke shfrytëzuar mundësit  që Tirana dhe Prishtina zyrtare, të adresojnë në instancat e BE-së dhe mekanizma më të larta  të OKB-ës, të ngrisin, të paraqesin, shtrojnë  diskriminimin që është në rritje dhe po ndodhë aktualisht në këtë Krahinë shqiptare,  që përfshinë Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc?

Refik Hasani:Po, Tirana dhe Prishtina zyrtare, jo vetëm munden, por kan obligim moral, institucional e Kombëtarë të ngrisin, shtrojnë e paraqesin për debatim, në adresimin e çështjeve në BE dhe OKB, diskriminimin që po na bëhet në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, në gjitha segmentet e jetës. Deri më tani ju ka munguar vullneti dhe gatishmëri t’u dalin në mbrojtje shqiptarëve të kësaj Krahine shqiptare.

Mekulipress:Cili është roli i Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare për të parandaluar diskriminimin ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc,  e gjithëandej Serbisë?

Refik Hasani:bRoli i Bashkimit Evropian, në këtë rrafsh është i madh, shumë i domosdoshëm, Serbia fillimisht duhet të ndal diskriminimin në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pasi dihet mirëfilli   se në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, edhe kan mbajtur e organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992, dhe ka patur një kryengritje të armatosur që e ka udhëheçur Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj  është nënshkruar edhe   Marrëveshja e Konçulit, më datën 20.05.2001. Do të duhej, që   BE-ja, të vizitojnë e  rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive, dhe shtimin e presionit ndaj Beogradit zyrtar, të ndal diskriminimin. Serbia të detyrohet të ulet në bisedime për të gjindur zgjidhja sa më parë, pasi tani është çerek shekulli nga mbarimi i luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes së Konçulit, kan kaluar mbi 3 dekada nga Referenduni i 1 e 2 marsit 1992, rruga anëtarësimit  për në BE, duhet ta kalon përmesë Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.Kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet nga BE-ja, dhe OKB-ja, është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.

Mekulipress: Si e komentoni faktin që përfaqësues të lartë e BE-së, vizitojn vendbanime dhe lokalitete të pakicës Serbe në Kosovë, i takojnë përfaqësuesit e pakicës Serbe në Kosovë, por përfaqësuesit e lartë e BE-së, në anën tjetër çështjen e pazgjidhur të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, edhe pse nuk e ka të zgjidhur statusin politik, fare nuk e kanë trajtuarë dhe nuk ka gëzuar asnjë tretman, të ftohet në Bruksel  nga BE-ja. A mendoni se për dy pakicat BE-ja po ndjekë dy standarde?

Refik Hasani: Gjithë emisarët për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që pas vitit 1999-të, rregullisht jo vetëm kan  vizituar vendbanimet e pakicës Serbe në Kosovë, por i kanë takuar e ftuar edhe në instanca të BE-së në Bruksel,  në anën tjetër jo, nuk i kan vizituar e as nuk i kan takuar përfaqësues të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, ishin të harruar dhe të lën pas dore, nuk e kan trajtuar, pa asnjë tretman. Kështua edhe përfaësuesit e lartë të BE-së, duke mos e trajtuar, këtë Krahinë vetë po    e diskriminojnë Krahinën shqiptare në Serbi. Kështu kanë përsëritë gabimet e rënda e të  njëpasnjëshme, duke praktikuar dy standard për dy pakica. BE-ja, kan shkelur vullnetin plebishitar të kësaj Krahine, Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, BE-ja, nuk ka respektuar e zbatuar asnjë nga pikat e marrëveshjes së Konçulit që në këtë rast faktori politik nga BE-ja dhe ushtarak nga NATO-ja, dihet mirëfilli se kanë monitoruar, e janë garantim i ndërkombëtarëve për zbatim të Marrëveshje së Konçulit.

Emisarët për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, jan duke mos e trajtuar fare  Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, kështu këto veprime, jan shkelje, edhe të: Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948, Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,  Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.

Mekulipress: A mendoni se kjo është një qasje e njëanshme-jo e drejt e diplomacisë evropiane ndaj çështjeve pakicave në Serbie dhe Kosovë?

Refik Hasani:Pyetje shumë me vend, dhe kjo është një qasje  jo e drejt e diplomacisë evropiane ndaj çështjeve të pakicave në Serbie dhe Kosovë, unë quaj edhe diskriminues, pasi pakica Serbe në Kosovë, i gëzon e ushtrojn, këto të drejta:

-Kan vende të rezervuara në parlamentin e Kosovës,jan në përpjestim të plotë në përfaqësim me Nënkryetar Kuvendi, Komisione parlamentare, Komisione e Agjenci të Pavarura,  Ministra, Zëvendës Kryeministër,

-Komandant të Stacioneve të Policisë, dhe në hierarkinë e  zingjirin Komandues në Polici, duke përfshi edhe në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë  së Kosovës,

-Ushtrim i pozitava të larta në hierarkinë e  zingjirin Komandues në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Kosovës dhe në forca tjera të Sigurisë së Kosovës,

-Prokurorë të Prokurorisë Rajonale,në gjitha instancat e Gjykatave, Themelore, Gjykatë të Apelit, Gjykat Supreme, dhe Gjykatë Kushtetuese,

-Posedojn Universitetin Publik në Mitrovicë,

-Një kanal publik të posaqëm të RTK-ës, është hapur për pakicën Serbë në Kosovë, 

-Gjithëandej kan vendosur Shtatore, të mbretëve Serbë, emërtime të shesheve, bulevardeve e rrugëve,e të ngjashme

Kurse në   Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,ASNJË NGA KËTO TË DREJTA JO NUK I GËZOJMË!? BE-ja, kërkohet të mbaj qëndrim të drejtë, dhe çfarë ju afrohet pakicës Serbe në Kosovë, asesi nuk mund t’ju mohohet shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Mekulipress:A mendoni se nga Parlamenti i Shqipërisë, do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmes  caktimit të një pike të posaqme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësim proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë, e ku kemi shtim të diskriminimit në gjithë segmentet në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc,  dhe më pastaj edhe miratimin e një REZOLUTE, nga Republika e Shqipërisë?

Refik Hasani: Plotësisht, pajtohem  se caktimi i një pike të rendit të punës për diskutim për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc,  dhe miratimin e një REZOLUT, nga Parlamenti i Shqipërisë do të ndihmonte shumë bile, me sa jam në dijeni asnjëher, gjatë mbajtjes së  Referendumit të  datës 1 e 2 mars 1992, pastaj  periudhës së  luftës së UÇPMB-ës dhe pas kësaj kohe, Parlamenti i Shqipërisë jo nuk ka diskutuar, jo nuk  ka reaguar, jo nuk ka dërguar ndonjë NOTË PROTESTE, jo nuk ka kërkar sqarime për diskrimnimin, jo nuk ka shkruar e nuk e ftuar Ambasadorin e Serbisë të akredituar në Tiran, ndonjë letër adresuar instancave më të lartë të Serbisë,Shqipëria, jo nuk ka kërkuar tërheqjen e Ambasadorit të saj nga Beogradi, pasi  Shqipëria ka mërrëdhënje të plota diplomatike me Serbinë.Jo vetëm një REZOLUT, por Shqipëria, do të duhej tërheq Ambasadori-n e saj nga Beogradi,  sepse asnjëherë  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë duke parashtruar  Serbisë pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshëvë Medvegjë e Bujanoc dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës, ju mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe qendrorë, në Preshevë dhe vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit, të ndal dëbimin, diskriminimin të lejoj realizimin e Refrendumit. 

Mekulipress:A duhet të ketë ndonjë reagim  nga Tirana zyrtare, duke paraqitur, një NOTË PROTESTE, para autoriteteve më të lartë të Serbisë, lidhur me pasivizimin   dhe  pastrimin etnik, mos përfaqësim proporcional në institucione lokale dhe qendrore,  diskriminim në rritje, duke përfshi mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes,dhe kërcënimet ndaj shqiptarëve, fyerje, ofendim  kundër gjithë neve shqiptarëve, si   ’’Vdekje shqiptarëve”, ’’shiftari poshtë”, ’’shiftartë do ti vrasim”? e të ngjashme?

Refik Hasani: Në Serbi, gjithnjë e më shumë po hasen, jan shkruar pankarta me mbishkrimet ku shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimet e hapura publike ndaj neve shqiptarëve, aktivitetet që po manifestohen dhe   kanë marr hov dhe jan krijuar si dukuri në rritje, jan shëndërruar në përditshmëri fyerje, ofendim, si   ’’Vdekje shqiptarëve”, ’’shiftari posht”, ’’shiftart do ti vrasim”, Kryeministri, Presidenti, dhe Kryetarja e Kuvendit  të Republikës së Shqipërisë, të dënojn këto akte, do të duhej të reagojn në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë.

Mekulipress: A mendoni se nga legjislatura e daluar nga zgjedhjet paralamentare  e 9 shkurtit  të këtij viti  në Kosovë, dhe legjislatura e dalur nga zgjedhjet  parlamentare të 11 majit të këtij viti, në Shqipëri,do të ndërrojn diskursin ndaj  Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit?,

Refik Hasani: Nga legjislatura e Parlamentit të Shqipërisë, dhe nga legjislatura e Parlamentit të Kosovës, që jan në formim  e sipër, na mban shpresa, do të ndërrojn më në fund diskursin e mbajtur ndaj  Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.

Mekulipress:A besoni  se Qeveria, Paralamenti,Presidenca e Republika e Shqipërisë, do të ndërrojn diskursin e ndjekur  në raport me  Preshevën, Medvegjën, Bujanocin?,

Refik Hasani:Duke e ndërruar diskursin e ndjekur  në raport me  Preshevën, Medvegjën, Bujanocin, Krahinën e Sanxhakut dhe shqiptarët gjithëandej Serbisë, instancat më të larta dhe liderët instititucional të Shqipërisë do të zbatojn kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, shprehimisht: Neni 8, paragrafi: 1.Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj, dhe pargarafi 3.Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

Mekulipress:A mendoni se dy Kryeministrat, dy Presidentët, dhe dy Kryetarët e Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, do të vizitojn Preshevën, Medvegjën, apo Bujanocin, në një kohë të afërt?,

Refik Hasani:Nga ajo që nuk kan vizituar  Preshevën, Medvegjën, apo Bujanocin, instancat më të larta dhe liderët instititucional  nga Tirana dhe Prishtina zyrtare,  që pas  periudhës së  luftës së UÇPMB-ës dhe Marrëveshjes se Konçulit, vetëm na mban shpresa se në një të ardhme të afërt do të vizitojn, nga afër këto hapsira shqiptare. Edhe në takimin e qeverisë së Shqipërisë dhe qeveris së Kosovës, do të duhej prodhonte efekte pozitive dhe krijimin e një fonde të përbashkët, në mbështetje të kësaj krahine dhe jam për realizmin e inciativës për mbajtjen e një konfrenece të donatorëve, që do të grumbulloheshin mjete për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.

Mekulipress:Z.Hasani ju keni realizur shkrime autorial, dhe keni adresuar Republikës së Shqipërisë kërkesa  publike, duke propozuar  hapjen e një konzulate shqiptare për Preshevë, Medvegjë, apo në Bujanoc, hapjen  e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë të Kosovës, për hapjen e qendrave të informimit, dhe  zyre ndërlidhëse edhe në Bruksel dhe qendra tjera e në  BE, çfarë pritni në realizim të kësaj inciative?

Refik Hasani:Po, është e vërtet, përmesë shkrimeve autorial, publikisht kam propozuar, për inicimin e   hapjes së një konzulate shqiptare për Preshevë, Medvegjë, apo në Bujanoc, do të duhej  të hapet në interes për  këtë Krahinë,  që është Rajoni  më i pazhvilluar ekonomikisht dhe më të  diskriminuara në gjithë Evropën. Shqiptarët në Serbia kan organizuar  Referendumin, e 1 e 2 mars 1992, është edhe kryengritja e armatosur  përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.Edhe hapja  e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë të Kosovës, po ashtu kam shtruar domosdoshmërin dhe arsyetimin  për hapjen e një  zyre edhe në Tiran, si që është domosdoshme për hapjen e qendrave të informimit, dhe  zyre ndërlidhëse edhe në Bruksel dhe qendra tjera e në  BE, në Vashington, krejt kjo se kjo Krahin nuk e ka të zgjidhur statusin politik.

Mekulipress:Si mendoni a jan të mjaftueshme, shuma e mjeteve  të  rregullta nga vija buxhetore-KOD vjetor buxhetor nga buxheti i Republikës së Kosovës, që kan filluar të ndahen nga viti 2022?

Refik Hasani: Që nga viti 1999, deri në fund të vitit 2021, qeveria e Republikës së Kosovë, nuk kishte  ndar mjeteve  të  rregullta nga vija buxhetore-KOD vjetor buxhetor nga buxheti, dhe kjo filloi pasi është planifikuar dhe në miratim të buxhetit për vitin 2022 për Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc, u dedikuan 2 milion euro, e kjo është për ta përshëndetur. Kurse për vitin 2025, u dedikohen  5 milion euro.  

Mekulipress:Si e shihni në realizim, a do përkrahet inciativa, që Republika e Shqipërisë, të miraton dhe fillon të ndahen mjete të rregullta përmes një vije buxhetor-KOD vjetorë buxhetor nga buxheti i Republikës së Shqipërisë, që i dedikohen  Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit?

Refik Hasani: Shqipëria, ashtu si e ceka në fillim të kësaj interviste, se në bazë të preambullës së kushtetutës në fuqi të  Republikës së Shqipërisë, dhe nenit 8, shpreh sipas paragrafit 1, se  mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj, dhe uroj të fillon të ndahen mjete të rregullta përmes një vije buxhetor-KOD vjetor buxhetor. Republika e  Shqipërisë,ende nuk  është duke ndar mjete  të  rregullta nga vija buxhetore-KOD vjetor buxhetor nga buxheti,na mban shpresa se edhe Shqipëria do të fillon të ndan mjete të rregullta nga buxheti.

Mekulipress:A do mbështetet  propozimi  që Republika e Kosovës, që të bëhet hapja  e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë sa ka ecur kjo çështje  dhe çfarë mendoni se ju  sjellë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, kjo zyre?

Refik Hasani: Hapja, zyrtarizimi dhe funksionalizimi i zyrës  së Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, është momenti i fundit të filloj punën, dhe mendoj dhe vazhdimisht në publikimet dhe prononcimet, kam theksuar se jemi të stërvonuar në hapje të kësaj zyre funksionale. Neve, shqiptarëve kemi nevoj për këso zyre edhe në Tiran, në kuadër të Qeverisë, dhe Parlamentit Shqiptarë, neve shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, na është shumë e domosdoshme të hapim qendra të informimit, dhe  zyre ndërlidhëse edhe në Bruksel dhe qendra tjera e në  BE, në Vashington

Mekulipress:Si e vlerësoni, qëndrimin institucional të Republikës së Shqipërisë, dhe  Republikës së Kosovës, pasi jo vetëm Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, por as organizimin dhe kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe marrëveshjen e Konçulit, të arritur  më 20 maj 2001, nuk kan një qëndrim të ndërtuar lidhur me këto 3 veprime që kanë relevanc, dhe sa është e disfavorshme kjo në ndihmë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit?

Refik Hasani: Qëndrimin institucional të Shqipërisë, dhe të Kosovës, lidhur me Referendumin e 1 e 2 mars 1992, kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe marrëveshjen e Konçulit, deri më tani kurrfarë qëndrimi të drejt nuk kan mbajtur, si Prishtina ashtu edhe Tirana Zyrtare, na mban shpresa se në mënyrë insitucionale, sa më parë  do të ndërtojn dhe mbajn qëndrim të drejt, objektiv , pasi  për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, jan 3 shtylla kryesore, fundamentale dhe të njëjtë kohë kan relevanc dhe veprim që njihen me akte dhe konventa ndëkombëtare.

Mekulipress: Çfarë domethënie ka Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, dhe Marrëveshja e Konçulit për ju personalisht dhe për komunitetin shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc?

Refik Hasani:Jo vetëm për mua përsonalish, por për gjithë bashkëvendasit e mi, Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, ishte dhe mbeti një formësim i angazhimit si kolektivitet i organizuar i këtij Rajoni. Është treguar pjekuria e faktorizimit politik i manifestuar si rezistencë e shqiptarëve për të treguar përmesë organzimit dhe daljes për votim në Referendumin plebishitar. Ishte udhërrëfyes për vizionin e të adhmes politike. Ishte rezistencë politike për të drejtat individuale e kolektiv, për të qenë të barabartë jo më pak se të tjerët, shpalli këtë Krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve.Është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale, ishte një akt i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare, ishte shprehja e vullnetit të pjekur politikisht, plebishitar dhe popullor që ishte përcaktimi politik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruar-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahine, duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare përmes Referendumit.

Po ashtu, edhe Marrëveshja e Konçulit, për mua përsonalish, dhe për gjithë bashkëvendasit e mi, për herë të parë, çështja e kësaj Krahinë është internacionalizuar në nivelin dhe shkallën më të lartë të BE-së dhe OKB-ës,  që është detyruar qeveria e Serbisë, të ulët në tryezën e bisedimeve nën organizimin, monitorimin dhe garantimin e faktorit politik të BE-ës dhe paktit NATO, dhe OKB-ës, e këto jan të ndërlidhur po mos të ishte, Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, nuk do të ishte kryengritja e armatosur e UÇPMB-ës, e si rrjedhoj vie marrëveshja e Konçulit.

Mekulipress: Si e vlerësoni zbatimin e marrëveshjes së Konçulit  nga pala serbe pas gati çarek shekulli?

Refik Hasani:Marrëveshjen e Konçulit, e vlerësojm se është e vërtet plotësisht se Serbia,  nuk është duke u zbatuar, që nga data e kësaj marrëveshje, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar,  edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës, për rishikimin e kësaj marrëveshjem, se cilat pika të marrëveshjes jan realizuar e cilat pika nuk jan realizuar. Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,  

II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyrje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranuara  në biseda të shpeshta informative,   

III. Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,jo  nuk është zbatuar Neni 3,  Neni 4, konform Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën A dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet, por këtu kemi të bëjm shkelje.

Mekulipress: Si vlerësoni, kur dihet se më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Medvegjë, e Bujanocit, kan miratuar-hartuar një platformë të përbashkët dhe nxjerrë një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhetë prej  6 shtyllave kryesore, a do të funksionalizohet dhe a do të gjejë përkrahjen e ndërkombëtarëve?

Refik Hasani: Mendoj, se Asociacioni i Komunave me shumicë shqiptare, që e përbëjn Presheva, Medvegja, e Bujanoci, pas Referendumit të 1 e 2 mars 1992, Kryengritjesë së armatosur të UÇPMB-ës, dhe Marrëveshjes së Konçulit, rëndësia vjen tek artikulimi, koordinimi dhe harmonizimi, që është miratuar-hartuar një platformë të përbashkët dhe nxjerrë një vendim mbi themelimin e Asociacionit.  Duhet njoftuar opinionin e gjërë ndërkombëtarë se Statusi  politik i Krahinës shqiptare, nuk është zgjidhur ende,dhe nuk mund të shtyhet pa fund!?

Mekulipress:Besoni se krahas përgaditjeve të draftit për Asociacionin e Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, do të merrrë kahje paralel edhe draftimi  për Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit?

Refik Hasani:Lidhshmëria e draftimit për Asociacionin e Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, me draftimin  për Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit,ndërlidhet nëse Serbia insiston para ndërkombëtarëve për draftimin,themelimin e asociacionin e Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, nuk mund të pengon,të ndal draftimin  për Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.

Serbia e ka ’’zgjidhur’’ çështjen e pakicave përmesë Këshillave Nacionale, kurse kërkon Asosaciacion për pakicën Serbe në Kosovë. Nëse Serbia e ka ’’zgjidhur’’ çështjen e pakicave përmesë Këshillave Nacionale, atëherë Serbia, të pajtohet që edhe për pakicën Serbe në Kosovës, të vlen i njëjti standard, ku përmes një Këshilli-si për të gjitha Këshillat e Pakicave në Kosovë, do të mundë zgjidhet  edhe  çështjen e pakicës Serbe, sikurse Serbia që ka të themeluar 24 Këshilla Nacionale.  

Mekulipress:Cili është numri i të pasivizuar shqiptarë nga  Presheva, Medvegja, e Bujanoci, një pastrimi etnik-diskriminimit përmesë pasivizimit të adresave, apo ka ndonjë listë të sakt,  sa qytetarë u jan pasivizuar adresat?

Refik Hasani: Fillimisht pasoj e gjithë këtij spastrimi etnik-lexo diskriminim  që quhet pasivizim është sipas Ligjit mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin  (’’Gazeta Zyrtare e RS”), me nr. 87/2011, e që zbatohet në mënyrë selektive e diskriminuese që na targetojnë vetëm neve shqiptarëve, dhe për të cilën kërkohet nga  BE-ja, të ndalojn këto praktika margjinalizuese e diskriminuese të bëjn trysni dhe ky Ligj  të ndryshohet, në këtë vit.  Sa është numri i të pasivizuarve, nuk dihet në munges të statistikës të pubikuar zyrtare. Mendoj se çdo i 4-ti shqiptarë-si shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Komuna e Preshevës, Medvegjës, e  Komuna e Bujanocit-është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u jan pasivizuar adresat. Kur kësaj i shtojm edhe shqiptarët, që jan jashta këtyre tri komunave, del se numri i shtetasëve të Serbisë nga përkatësia nacionale e shqiptarëve jan mbi 30 mijë qytetar të pasivizuar, jan  fshirë nga rexhistrat civil-jan  pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat.

Me pasivizimin e adresave, si një spastrim etnike me mjetet administrative, është  prekur Komuna e  Medvegjës, sipas të dhënave rezultojn se  85 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në Komunën e Medvegjës, kurse në Bashkësin Lokale të Zarbicës dhe Bashkësin Lokale të Muhocit,rezultojnë se  80 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në këto 2 Bashkësi Lokale që njihet si  Malësi e Bujanocit.

Mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces të pasivizimit të adresave, e ka trajtuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë, dhe në bazë të grumbullimit të emrave është krijuar, punuar  një rexhistër, si data bazë, një statistik  e sakt, ku jan evidentuar në bazë të vullnetit të secilit, me emra dhe mbiemra, dhe shenime përkatëse mbi   të pasivizuarit, që rezulton jan mbi 6 mijë të pasivizuar.   Këto  jan synime të shtypin identitetin kulturor dhe gjuhësor të  neve shqiptarëve. 

Numri i të pasivizuarve veçmas në Komunën e Medvegjë, Malësi të Bujanocit, por edhe në Komunën e Preshevës, dhe gjithëandej Serbisë, është shqetësuese, ka pasur pasoja të drejtpërdrejta për jetën e qytetarëve të prekur, duke u lidhur  humbjen e vendbanimit, të drejtat civile,të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin, patent shoferin, pasaportën,të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, të drejtën të blejë ose të shes pronë, dhe humbjen e të drejtës të jetë i votuar apo të votojë. Pasivizimi i adresave ka ndikuar gjithashtu në zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet lokale, duke sjellë një përkeqësim të dukshëm të situatës demografike dhe shoqërore në Rajon, ka krijuar një ambient të pasigurisë për shumë individë dhe familje shqiptare, jemi të privuar nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike, ka për qëllim të reduktojë ndikimin e pakicës shqiptare në Serbi. Pasivizimi i adresave cilësohet si një mjet që ndihmon në arritjen e qëllimeve politike të autoriteteve serbe për të kontrolluar dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të këtyre 3 komunave.

Po ashtu përmesë kësaj interviste shfrytëzoj rastin të apeloj, pasi tani mendoj informacionet e nevojshme i posedon BE-ja, pasi është alarmuar  e sinjalizuar dhe do të duhej ndërmarrë veprime emergjente duke ngritur një Komision i ngarkuar për hetimin e pasivizimit, të ndalojnë menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar e garantuar paraqitjen e numrit të sakt  të pasivizuarave. Kështu Serbia, të ndëshkohet për këto veprime, gjithë të pasivizuarve t’ju kthehen adresat,mbrenda këtij viti dhe të kompenzohen për dëmet e shkaktuara, për këto vite. Pastrimi etnik, përmesë pasivizimit është një  diskrinimim, po ndryshon strukturën etnike, formë e legalizimit të pastrimit etnik,është shkelje është në kundërshtim,  të Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, Deklaratës Universale për të drejta e njeriut,e vitit 194, Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut, Konventës Evropiane për  mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore  të njeriut,Konventës Ndërkombëtare  për të drejtat civile e politike,Konventës Kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen Pakicave Kombëtare, Konventës për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor.

Mekulipress:Çfarë mendoni, lidhur me kthimin e Lapidarit të dëshmorëvë të UÇPMB-së në Preshevë, a  bëri mjaft Prishtina e Tirana zyrtare, apo po vazhdojn heshtjen?

Refik Hasani: Mendoj se për kthimin e Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë,  jo Prishtina e Tirana zyrtare, nuk kan bër asgjë dhe nuk jan duke ndërmarrë asnjë veprim politik, diplomatik, asnjë deklaratë e dhën kur është hequr nga forca të shumta të Serbisë, nuk është realizuar, asnjëherë tek vendi ku ishte i vendosur Lapidari nuk është vizituar, nuk jan vendosur lule, nga liderët më të lartë të Prishtinës, dhe Tiranës zyrtare. Fryma Shqiptare nuk mbrohet vetëm në Tiranë, Shkup e Prishtinë e gjetiu por edhe në çdo cep të Komunës së Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe dhe hapasira tjera etnike Shqiptare.

Mekulipress:A jeni për shkëmbimin e territoreve ku komunat që përbëjn shumicë e pakicës serbe Kosovë, si Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore do t’i shkëmbeheshin-jepeshin  Serbisë, kurse me Kosovë, do kalonin  komunat që përbëjn shumicën e pakicës shqiptare në Serbi, Presheva, Medvegja  dhe Bujanoci?Si cilësoni ju këtë shkëmbim të territore,  është dëmshëm apo o dobisëhm për ne shqiptarët?

Refik Hasani: Komuna Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore, duke përfshi edhe Presheva, Medvegja  dhe Bujanoci, jan treva dhe hapsira ton të trungut shqiptarë. Shkëmbim as të territorit e as shkëmbim të pupullatës, nuk duhet të kemi, nuk duhet të ndodhë, pasi është pjesët e trupit tonë Kombëtarë nuk jepen-nuk shkëmbehen, pjesët e trungut e trupit Kombëtarë.Ne Shqiptarët nuk jemi në territore të huaja, por Serbët janë në territore tona stërgjyshore, kjo është arsyeja kryesore pse nuk duhet të shkëmbehen territore  e as  popullata. Nuk mund dhe nuk kemi asnjë të drejtë të japim apo shkëmbejmë territorin tonë që na përket neve. Së pari Serbia duhet të pranojë Kosovën si shtet, pastaj  të shkëmbehen ambasadorët.Shkëmbimi i popullatës dhe shkëmbimi i territoreve nuk është kurrfarë zgjidhje dhe do të krijonte probleme zinxhirore në tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Presheva, Medvegja  dhe Bujanoci,  kan shprehur vullnetin plebishitar, duke mbajtur Referendumin më 1 dhe 2 mars 1992, kan organizuar kryengritjen e armatosur  të UÇPMB-ës që ruajtën pragun dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine,po ashtu është mbajtur nën organzimin, monitorimin dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë, Marëveshja e Konçulit, për këtë ka rëndësi jetike dhe me relevancë ndërkombëtare.

Mekulipress:Si po zbatohet Rezoluta me nr.04-R-011/2013,e miratuar nga Parlamenti i Kosovës, për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit?

Refik Hasani: Rezoluta,e miratuar nga Parlamenti i Kosovës, deri më tani shumë pakë është duke u zbatuar, përveqë se Republika e Kosovës, ka filluar nga viti 2022, të ndahen mjete të rregullta përmes një vije buxhetor-KOD vjetor buxhetor nga buxheti i Republikës së Kosovës që i dedikohen  Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit. Kemi 2 apo 3  pika që jan duke u zbatuar, tjerat  pika nga Rezoluta me nr.04-R-011/2013, datë 6 qershor e viti 2013,ende nuk jan duke u zbatuar si hapja  e një zyre në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë, nuk është realizuar, nuk jan duke u pajisur me dokumenta qytetar që jan të ardhur nga tri komunat, dhe ende edhe pas çerek shekulli  nuk jan pajisur me dokumenta të Kosovës, të ngjashme. 

Refik Hasani: Hapja, zyrtarizimi dhe funksionalizimi i zyrës  së Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, është momenti i fundit të filloj punën, dhe mendoj dhe vazhdimisht në publikimet dhe prononcimet, kam theksuar se jemi të stërvonuar në hapje të kësaj zyre funksionale. Neve, shqiptarëve kemi nevoj për këso zyre edhe në Tiranë, në kuadër të Qeverisë, dhe Parlamentit Shqiptarë, neve shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, na është shumë e domosdoshme të hapim qendra të informimit, dhe  zyre ndërlidhëse edhe në Bruksel dhe qendra tjera e në  BE, në Vashington.

Mekulipress:Me sa kuptova jeni në përfundim të botimit të librit kushtuar Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nga fusha e publicistikës, kur presim që të botohet ky libër?

Refik Hasani: Po, është e vërtet se tani,  jam në përfundim e sipër  të librit që do të botohet dhe ju  kushtohet Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në këtë libër do të mundohem  të përfshij, publikimet që jan publikuara dhe jo të publikauar, si  vështrime, opinine, por në libër do të përfshihen edhe  hulumtime me tema që trajton  krahinën që i përkas. Libri është i zhanrit publicistik, kushtuar çështjesë së pazgjidhur të Krahinës Shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Mekulipress:Dhe në fund, duke ju falënderuar për intervistën, cili do të ishte një mesazh që dëshironi të përcillni për të gjithë shqiptarëve  e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit? Ju falënderojmë edhe njëherë për kohën dhe përgjigjet tuaja të çmuara. Ju urojmë gjithë të mirat në jetë?

Refik Hasani: Mesazhi që dëshiroj t’ju përcjell veçmas klasës politike në institucione të ruajn si sytë e ballit unitetin, dhe gjithnjë të harmonizuar  të vazhdojm të paraqitemi para gjithë opinionit,dhe palës ndërkombëtare që vetëm qëndrimet e përbashkta të koordinuara me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare dhe faktorin politik dhe ushtarak ndërkmbëtarë, jan të domosdoshme, dhe e vetmja rrugë. Duhet mbrojtur   vullnetin plebishitar të Referendumit të mbajtur me 1 dhe 2 mars 1992, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur të UÇPMB-ës që ruajtën pragun dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit, të arritur me shumë mundë, këto  jan 3 shtylla kryesore që na duhet qëndrim të unifikuar. Kur për çdo ditë përballemi me sfida  dhe ballafaqohemi me një pasivizim të adresave, një pastrim i organizuar shtetëror etnik-diskriminim, që na targetojnë vetëm neve shqiptarëve, ku çdo i 4-ti shqiptarë, si shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Komuna e Preshevës, Medvegjës, e  Komuna e Bujanocit, është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë. Kur  statusi  politik i Krahinës shqiptare,  nuk është zgjidhur ende, që është pengesë e të gjitha zhvillimeve, kur ky Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, kryemesazhi se vërtet duhet të jemi një zë i artikluar, ende na duhet  vazhduar  të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore  për të drejtat individuale e kolektive.

Refik Hasani: Faleminderit  për mundësit e dhën për këtë intervistë, të shprehem për opinion e gjerë gjithëshqiptarë, kurse juve, miku, Gëzim Mekuli  portalit  dhe Redaksisë Mekulipress.com, punë të mbarë dhe suksese.

Refik HASANI                                        
Bujanoc, 21.06.2025                                                                                                                                   

By