Presidenti i ShBA’së, Joe Biden, është deklaruar për herë të parë pas zgjedhjeve të mesmandatit mes republikanëve dhe demokratëve.

Në fjalimin e tij në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, Biden tha se sot është “një ditë e mirë për Amerikën”, raporton Skynews.

Demokratët patën një “natë të fortë”, tha tutje ai, por megjithatë u pajtua se ka ende punë për të bërë.

Në të njëjtën kohë, Biden deri diku bëri të ditur se do të kandidojë sërish.

Ai u deklarua i vetëdijshëm se e di çka njerëzit duan: që të punojë për uljen e kostove, uljen e inflacionit, krimin dhe sigurinë publike.

Ai ka shtuar se pavarësisht nga rezultatet afatmesme – të cilat janë ende të paqarta – është “i përgatitur” të punojë me republikanët.

Ndryshe, republikanët dhe demokratët janë në një garë të ngushtë për kontrollin e Kongresit amerikan, ndërsa numërimi vazhdon ende pas zgjedhjeve afatmesme.

Republikanët janë favorit për të fituar Dhomën e Përfaqësuesve, por lufta për Senatin është ende aktive.

Megjithëse presidenti Joe Biden, një demokrat, nuk është në fletëvotim, këto zgjedhje formësojnë fatin e agjendës së tij. Nëse demokratët humbasin kontrollin e Dhomës ose Senatit, republikanët do të jenë në gjendje t’ia bllokojnë planet që mund t’i ketë si pjesë e programit të tij.