Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka dhene nje mesazh te prere pak pas sulmit me raketa balistike ne dy baza te SHBA-se ne Irak, ku sipas televizionit shteteror vendas pati edhe shume viktima.
“Të paktën 80 “terroristë amerikanë” u vranë në sulmet nga 15 raketa
balistike”, raportoi IRIB duke cituar një burim konfidencial mes trupave
te gardes se revolucionit islamik.
Ne nje prononcim te dhene pak kohe pas sulmit, si hakmarrje e Iranit per vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, ka thene se vendi qe ai drejton do te pergjigjet me ashpersi, duke i prere “kembet” SHBA-se.
“Ne do të presim këmbët e Shteteve të Bashkuara. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë “prerë krahun” tone, gjeneralin Qassem Soleimani, Irani do të përgjigjet duke prerë “këmbët” e tyre”- ka thene ai, duke dhene komentuar ne kete menyre leshimin e raketave kundër bazave ushtarake amerikane në Irak, raporton agjensia e lajmeve Fars.