Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli është shprehur pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sasoli deklaroi gjatë hapjes së samitit me liderët e BE-së që zhvillojnë punimet sot në Bruksel, se Parlamenti Evropian mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave.

 “Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse e vonojmë atë. Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që të përputhemi me këtë përpjekje.”,– tha Sasoli.