Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar përmes një interviste dhënë për gazetën vendase “Focus” se nëse Rusia do të sulmojë nga Krimea, atëherë vendi do të kalojë në mobilizim të përgjithshëm.

“Është një situatë e tmerrshme, nuk do doja as ta imagjinoja. Jam kundër. Le të shpresojmë se do të jetë e pamundur. Përndryshe ka për të qenë një luftë e madhe. Ne nuk do të shkojmë asgjëkundi, ne të gjithë do të luftojmë në një luftë, të gjithë burra dhe gra do të thirren në shërbim ushtarak, “

citohet të jetë shprehur Zelenskiy.

Deklarimet e tij vijnë ndërkohë që prej ditësh raportohen shkelje të armëpushimit në zonën e Donbasit