Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka propozuar që vendi i tij të autorizohet që të paguajë furnizimet e vaksinave kundër Covid-19 me naftë duke qenë se burimet financiare të jashtme janë bllokuar nga sanksionet e njëanshme nga SHBA-të.

“Ne jemi të përgatitur për të bërë këtë shkëmbim. Kemi edhe klientë që janë të gatshëm që të marrin naftën tonë dhe në shkëmbim të sjellin ilaçin që duhet për imunizimin e popullatës venezueliane. Por nuk do të furnizojmë askënd” ka deklaruar Maduro në një intervistë televizive.

Venezuela, ka insistuar ai, nuk do t’i gjunjëzohet askujt.