Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë në “Radar”. Ajo foli për situatën më të diskutuar aktualisht – marrëveshjen me Serbinë.

A ka presion ndaj Kosovës?

Po, ka. Kjo u konfirmua nga vetë presidentja e cila tha se ndonëse vendi ynë është pro amerikan e pro evropian, përballet me presion më të madh se sa pala serbe.

Ajo u shpreh se është “për të ardhur keq” për këtë përkdhelje ndaj Serbisë.

Ka shumë presion
Derisa po diskutonin për marrëveshjet e arritura së fundi me Serbinë, presidentja deklaroi se Serbia “po përkëdhelet” megjithëse, interesat janë që ky shtet të shkëputet nga Rusia.

“Ka shumë presion, ka më shumë presion në raport më Kosovën, se sa me Serbinë, që është për të ardhur keq, se Kosova është vend pro evropian, pro amerikan. Tani në raportet e fundit jemi në top treshen botërore sa i përket zhvillimit të sundimit të ligjit. Serbia po merret me të mirë, po përkdhelet, i kuptojmë ka interesa që Serbinë ta shkëpusin nga Rusia.” – u shpreh ajo.

Kryetarja e shtetit shtoi se presioni nuk duhet të fokusohet te Kosova, pasi duhet të sigurohet që asnjë zhvillim të mos e prekë sovranitetin e shtetit tonë.

“Kjo nuk do të thotë që presioni të fokusohet të Kosova, sepse janë bërë shumë koncesione përgjatë viteve dhe duhet të sigurohemi që secili hap të mos e prek territorin dhe sovranitetin tonë se pastaj do t’i lëmë edhe fëmiëjt tanë.” – deklaroi ajo.