Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për tragjedinë që ndodhi sot në Beograd.

Me anë të një postimi prekës në Twitter, znj. Osmani përveç që ka ngushëlluar familjet që humbën fëmijët e tyre, iu ka uruar shërbim sa më të shpejtë edhe të plagosurve.

“S’ka asgjë më të vlefshme se sa jeta e një fëmije dhe asgjë më të dhimbshme se humbja e asaj jete,” – ka thënë znj. Osmani mes tjerash në këtë postim.

Të paktën tetë nxënës të një shkolle fillore në Beograd kanë vdekur si pasojë e kësaj masake, që u krye po nga një nxënës tjetër 14-vjeçar.

Postimi i plotë i znj. Osmani:
“S’ka asgjë më të vlefshme se sa jeta e një fëmije dhe asgjë më të dhimbshme se humbja e asaj jete. I shpreh ngushëllimet më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në gjuajtjen e sotme me armë zjarri në një shkollë në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit,” – u shpreh Osmani.