Për Open Balkan po investohet tashmë nga disa aktorë të huaj me peshë, në funksion të një roli alternativ në rajon përtej strukturave të ngritura nga BE dhe NATO.

Alibitë kanë nisur të vihen në punë: përderisa Procesi i Berlinit mbeti në letër, Open Balkan mbahet ende në funksion nga drejtues politikë të interesuar që të kenë protagonizmin e tyre. Në një intervistë për “Spiegel”, kryeministri shqiptar Edi Rama është shprehur se “marrëdhënien e punës” mes tij dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiç e katalizoi ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Është diçka që në fakt duhet marrë me dyshim pasi politika pro serbe e z. Rama në Tiranë është diçka e qëndrueshme dhe një bindje që buron ndoshta nga afilacione të brendshme, për sa kohë që përtej mesazhit të paqëtimit nuk kemi parë gjë tjetër.

Ndërkohë në mbështetje të nismës që e vendosn Beogradin në epiqendër të rajonit, ka folur edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Në një fjalë të mbajtur në samitin e Beogradit, ai ka thënë se Ankaraja sheh aktualisht dy sfida për sigurinë në Ballkan: Bosnje-Hercegovinën dhe dialogun Beograd-Prishtinë.

“Ne nuk mund të lejojmë që të ketë një konflikt në zemër të Ballkanit”, ka thënë ai.

Cavusoglu ka njoftuar se javën e ardhshme në Ballkan do të ndodhet preisdenti Recep Tayyip Erdogan. Duket se Open Balkan po intrumentalizohet si kuadër kontrolli i paqes me pak kosto në rajon.