Çfarë e bënë dikë materialist? Ne e dim që materializmi duket si ndjekja e vazhdueshme e luksit, zilia ndaj suksesit të të tjerëve, dëshira për më shumë pozicione dhe të qenurit lakmitar.

Madje është treguar se njerëzit materialist kanë edhe shëndet mental më të keq, një ndjenjë më të ulët të mirëqenies dhe një shpërfillje për ambientin. Por ajo që e bënë njeriun t’i futet kësaj rruge është mjaft e paqartë. A mund të jetë kjo gjenetike? Apo rezultat i edukatës së tyre?

Një studim i ri në “International Journal of Psychology” ka ndihmuar që të hidhet dritë mbi atë se çfarë i bënë njerëzit materialist t’a dëshirojnë pasurinë fizike. Në masë të madhe, materializmi për shumë kënd, duket se është përgjigja gjatë kohës sa ata e kanë zemrën e thyer.

Materilizmi dhe zemra e vetmuar

Qëniet njerëzore e kërkojnë sigurinë. Kjo e përfshin edhe sigurinë fizike, mirëpo ajo që ne e dëshirojmë më së shumti është siguria ndër – personale – ndjenja e të qenurit i/e dashur, i/e kuptuar dhe i/e vlerësuar. Vendi i parë nga ku e marrim këtë ndjenjë të sigurisë ndër – personale zakonisht është familja – prindërit.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë fatin ta kenë super babanë ose nënën. Disa prindër janë të ftohtë dhe neglizhentë ndaj fëmijëve të tyre dhe u mungon ndjesia themelore, fillestare e pranueshmërisë. Shumë fëmijë që kanë qenë të neglizhuar, kur të rriten kanë probleme me lidhjet ose raportet me të dashurit.

Ky studim ka qenë i fokusuar në dy forma problematike të lidhjes ose marrdhenies: ankthi i lidhjes, në të cilën individi e kërkon me ngulm pranueshmërinë dhe dashurinë, zakonisht në një mënyrë mbytëse; dhe shmangia e lidhjes, në të cilën individi thjesht e shmang lidhjen më të tjerët në mënyrë që ta shmang lëndimin, duke nxituar ta paraqesë një ndjenjë (zakonisht false) të pavarësisë nga të tjerët.

Një studim nga Ying Sun nga “Beijing Key Laboratory of Experimental Psychology” ka shqyrtuar ndërveprimet mes problemeve të lidhjes dhe materializmit. Rezultatet e para të studimit kanë treguar se materializmi, zakonisht është i lidhur me të pasurit prindër të ftohtë ose neglizhentë, dhe një jetë ndër-personale të lëkundur.

Hipoteza e studiuesëve ka qenë se pasi që një person provonë marrdhënie dëshpëruese dhe zhgënjyese, individët me ankth të lidhjes, dashurinë e tyre të madhe do ta fakusojnë pastaj në diçka që nuk mund t’i refuzojë ata: në posedime materiale dhe pasuri. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress