Bisedimet për bashkimin midis dy huadhënësve më të mëdhenj të Gjermanisë, Deutsche Bank dhe Commerzbank, pritet të dështojnë.

Kështu ka thënë një burim për Reuters lidhet me çështjen.

“Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë”, shtoi personi. Në anën tjetër bankat refuzuan të komentojnë.

Muajin e kaluar, këto dy banka kanë nisur bisedimet për bashkim, ku sipas tyre kjo mund të rezultojë në kursime masive të kostove, në veçanti duke mbyllur shumë degë, por kritikët kishin paralajmëruar se integrimi i tyre do të ishte i komplikuar dhe i rrezikshëm.

Sipas burimeve të Bloomberg thuhet se ky bashkim rrezikon deri 30 mijë vende pune.

Sindikatat e punëtorëve në të dy huadhënësit njoftuan kundërshtimin e tyre ndaj një bashkimi që rrezikon të eliminojë mijëra pozita pune. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress